Mejoza
From Wikipedia, the free encyclopedia
Tek organizmat me shumim seksual, jeta e çdo individi fillon me bashkimin e gametës femërore (qelizës vezë) dhe gametës mashkullore (spermatozoidit). Ky proces është i njohur si pllenim (fekondim).Qelizat seksuale dallohen nga fakti se bërthamat e tyre mbartin vetëm gjysmën (n, numër haploid) e kromozomeve, kurse numri i kromozomeve të qelizave trupore është 2n (numër diploid). Për shembull, qelizat seksuale të njeriut kanë 23 kromozome, ndërsa qelizat e zakondshme kanë 46 kromozome gjate pellenimit te kagsheve.
Gjatë pllenimit të kafshëve dhe pjalmimit të bimëve, me bashkimin e gametave mashkullore dhe femërore, fitohet zigota – qeliza vezë e pllenuar, bërthama e së cilës e ka numrin e kromozomeve dy herë më të madh (numër diploid 2n) se të asaj të gametave. Zvogëlimi i numrit të kromozomeve në qelizat seksuale, bëhet në kohën e formimit të tyre, në procesin e pjekurisë. Ky proces është mjaft i ndërlikuar dhe karakterizohet me atë që numri diploid i kromozomeve (2n) përgjysmohet, bëhet numër haploid (1n), për këtë arsye kjo ndarje është quajtur mejozë (meion – më pak) ose ndryshe quhet ndarje e reduktuar. Gjatë mejozës ndodhin dy ndarje të njëpasnjëshme, nga të cilat rezultojnë katër qeliza bija, me gjysmën e kromozomeve të qelizës mëmë. Pikërisht këto qeliza janë gametat, që kanë numër haploid (n) kromozomesh, dhe që dallohen nga qelizat e tjera të trupit që kanë numër diploid (2n) kromozomesh.Mejoza zhvillohet ne dy ndarje 1.ndarja e pare mejotike gjate te ciles numri i kromozoneve pergjysmohet apo reduktohet dhe 2.ndarja e dyte mejotike e cila është si mitoza. Ndarja e pare ka 4 faza profaza e pare , metafaza e pare , anafaza e pare, dhe telofaza e pare. Profaza e pare zgjat me se shumti dhe ne baze te ndryshimeve qe ndoshin ne te ajo ndahet ne disa nenfaza te cilat janë ; leptonema zigonema pakinema diplonema dhe diakineza. gjate leptonemes ne fillim kromozonet janë te holla dhe te gjata mirpo për shkak te spiralizimit te adn-se ato trashen dhe shkurtohen dhe kromoznet te cilat janë cifte ose homologe afrohen ne mes veti (do të thotë kromozonet e nenes dhe kromozonet e babait afrohen mes veti) pastaj fillon zigonema ku kromozonet janë cifte mes veti dhe formojne bivalentet ,pastaj fillon pakinema ku pergjate tere gjatesise se kromozoneve krijohen dy kromatide duke krijuar kshtu tetrada (ne mes kromozonet janë te lidhura me kijazma kurse tek vendi ku janë te lidhura kromozonet me kromatide quhen cenntromera kto mesohen tek mitoza) ne mes kromatideve jo motra ndodh krosingoveri apo rekombinimi i materialit trashegues.me pas fillon diplonema ku kromozonet janë te trasha dhe te shkurtra vazhdon krosingoveri dhe hijazmat terminalizohen dhe krejt ne fund vazhdon diakineza ku centozomi i cili gjendet jashtë bethames ndahet ne dy centriole gjysme te barabarta dhe shkojne ne pole te kunderta te qelizes por mbesin te lidhura me fije protplazmatike duke formuar kshtu boshtin e ndarjes pastaj shkaterrohet membrana berthamore dhe berthama.me pas fillon metafaza e pare ku kromozonet janë te vendosura ne një vije ne qendër te qelize te quajtur vije ekuatoriale ,me pas fillon anafaza ku kromozonet shkojn ne pole te qelizes dhe krejt ne fund ndosh telofaza ku krijohet membrana berthamore dhe berthama dhe me pas ndodh citokineza apo ndarja e citoplames dhe kështu formohen dy qeliza haploide.