Mbretëria Shqiptare
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mbretëria Shqiptare (Geg. standardi i kohës: Mbretnija Shqiptare, Shqipja standarde e tanishme : Mbretëria Shqiptare) në vitin 1928 Kryetari i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshë, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme.
Mbretëria Shqiptare Mbretnija e Shqipnis
| |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Parimi: "Atdheu mbi te gjitha" | |||||||||
Himni: Himni i Flamurit | |||||||||
Gjendja | Monarki kushtetuese | ||||||||
Kryeqyteti | Tirana | ||||||||
Gjuhët e zakonshme | Shqipja | ||||||||
Besimi | Islami, Krishterimi | ||||||||
Qeveria | |||||||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia kushtetuese | ||||||||
Mbret | |||||||||
• 1928-1939 | Zogu I | ||||||||
Kryeministër | |||||||||
• 1928-1930 | Kostaq Kota | ||||||||
• 1930-1935 | Pandeli Evangjeli | ||||||||
• 1935-1936 | Mehdi Frashëri | ||||||||
• 1936-1939 | Kostaq Kota | ||||||||
Kuvendi | Kuvendi i Shqipërisë | ||||||||
Popullsia | |||||||||
• 1930 | 1,003,097 | ||||||||
Ekonomia | |||||||||
Monedha | Frangu Ar | ||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||
|
Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut. Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26 prill 1938 Ahmet Zogu u martua me Princeshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Një vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Zogu së bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.