Shqipëria nën pushtimin gjerman
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqipëria ishte nën pushtimin gjerman midis viteve 1943 dhe 1944. Përgjatë këtij pushtimit "jokonvencional" rendi qeverisës de jure i Shqipërisë "e ashtuquajtur" e pavarur ka qenë "Mbretëria Shqiptare" (standardi i kohës: "Mbretnija Shqiptare", në gjermanisht: Königreich Albanien).[2] Gjermania i njohu një "sovranitet relativ",[3][4] gjendje njohjeje ndërkombëtare gjatë luftës që e patën edhe Kroacia me Sllovakinë.[5] Para armëpushimit midis Italisë dhe forcave aleate më 8 shtator 1943, Shqipëria kishte qenë në një bashkim de jure me Mbretërinë së Italisë. Pas armëpushimit dhe daljes së Italisë nga Boshti, forcat ushtarake gjermane hynë në Shqipëri, duke e futur në sferën e saj të ndikimit.
Shqipëria Mbretëria Shqiptare
| |||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1943–1944 | |||||||||||
Parimi: "Shqipëria Shqiptarëve, Vdekje Tradhëtarëvet[1] | |||||||||||
Himni: Himni i Flamurit | |||||||||||
Gjendja | Shtet klient i Gjermanisë naziste | ||||||||||
Kryeqyteti | Tirana | ||||||||||
Gjuhët e zakonshme | Shqipja | ||||||||||
Besimi | Muslimanët syni Bektashinjtë Katolikët Ortodoksët | ||||||||||
Qeveria | |||||||||||
Lloji i qeverisjes | Monarki kushtetuese | ||||||||||
Regjent | |||||||||||
• 1943–1944 | Mehdi Frashëri | ||||||||||
Kryeministri | |||||||||||
• 1943 | Mehdi Frashëri | ||||||||||
• 1943–1944 | Rexhep Mitrovica | ||||||||||
• 1944 | Fiqri Dine | ||||||||||
• 1944 | Ibrahim Biçakçiu | ||||||||||
Kuvendi | Kuvendi | ||||||||||
Epoka historike | Lufta e Dytë Botërore | ||||||||||
• Marrja gjermane | 8 Shtator 1943 | ||||||||||
• Humbja gjermane | 29 Nëntor 1944 | ||||||||||
Ekonomia | |||||||||||
Monedha | Franga (1943–1944) | ||||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||||
Kodi ISO 3166 | AL | ||||||||||
| |||||||||||
Sot pjesë e | Shqipëria Serbia Mali i Zi Maqedonia e Veriut Kosova | ||||||||||
|
Gjermanët planifikuan të ndërtonin një Shqipëri të pavarur neutrale e kontrolluar nga një qeveri miqësore ndaj gjermanëve. Hitleri i kishte bërë të ditur Neubacher-it se dëshironte "një Shqipëri të pavarur me nismë vetjake", për këtë, në respekt të njohjes së pavarësisë, u ndalua rreptësisht rekrutimi i vullnetarëve për njësitë SS në Shqipëri.[6] Më 14 shtator 1943, një Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm të kryesuar nga Ibrahim Biçaku. Ky komitet nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, në të cilën shkruhej se, për t'i prerë hovin "anarkisë së krijuar me ndryshimin e situatës", duke besuar fetarisht në ardhmërinë e atdheut dhe në "të drejtat si komb i lirë dhe i pavarur", vendosej rishpallja e pavarësisë, legalizimi do të bëhej nga një vendim i Kuvendit. U deklarua rrëzimi i qeverisë Libohova, duke u shpallur zëvendësimi me një komitet të përkohshëm, i cili do të kryente detyrat ekzekutive, si dhe do të përgatiste zgjedhjet. KEP-i preu lidhjet që buronin nga "Bashkimi personal" me Mbretërinë italiane, synoi pavarësinë e vendit, krijimin e institucioneve dhe përjashtimin e vendit nga pozitat kapitulluese ku kishte rënë prej disa ditësh Italia.[7]
KEP-i përgatiti amnistinë e përgjithshme të të burgosurve politikë dhe thirrjen e një Asambleje Kombëtare që do të ripërtërinte Kodin Ligjor të 1928.[6]
Gjermanët favorizuan Ballin Kombëtar mbi legalistët e Mbretit Zog I dhe për këtë arsye Balli Kombëtar ishte përgjegjës për Shqipërinë nën sundimin gjerman. Shqipëria nën Ballin Kombëtar përfshinte pjesën më të madhe të Kosovës, si dhe Maqedoninë Perëndimore, qytetin e Tutinit në Serbinë Qendrore dhe një rrip të Malit të Lindjes. Ishte politika e Ballit Kombëtar që të ketë të gjitha territoret e populluara shqiptare nën një shtet.