From Wikipedia, the free encyclopedia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. (dhjetor 2023) |
Mavrovë, fshat në rrethin e Vlorës, 16 km në lindje të qytetit në drejtim të Luginës së Shushicës. Kalaja e këtij fshati është 2700 vjeçare (ka mundësi edhe më herët se kjo datë për arsye të gurëve ciklopikë që rrethojnë kalanë).
"Qytet tjetër i Koinonit Amant ishte Olympe, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë , në anën e djathtë të lumit Shushica (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara të Amantias). Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha, dhe ishte qytet i pajisur edhe me Akropol. Por ndryshe nga Amantia, organizimi politik i së cilës ishte sipas Koinonit Grek, Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin OLYMPIASTAN."¹ Fshatin Mavrovë e përmend edhe diplomati francez Pukevili, i cili thot se ky fshat bëntë kripën më të mirë në ballkan.
¹- Gazeta "Metropol online", Amantia dhe marrëdhëniet e saj me qendrat e tjera E Hene, 01 tetor 2007.
Njerëz të shquar me origjinë nga ky fshat :
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.