Maturidizmi
artikull-listë e Wikimedias / From Wikipedia, the free encyclopedia
Maturidije - studimi sistematik i historisë së mendimit klasik islam vë në spikamë disa individë, specialistë dhe disa shkolla klasike teologjike myslimane të niveleve më të larta intelektuale brendamyslimane dhe jashtëmyslimane, të pakalueshme deri në ditët tona.
Një fidan i këtyre lëvizjeve intelektuale islame është edhe shkolla hanefite, në themele të së cilës do të lindë shkolla e madhe e Imam El-Maturidiut, e njohur si shkolla maturidite në Azinë qendrore (Ma werae’n-nehr). Po në këtë kohë në skenë do të dalin edhe dy shkolla të tjera të proveniencës sunite, ajo esh’arite në Irak dhe tahavite në Egjipt.