Massimiliano Fuksas (lindur në 9 janar 1944) është një arkitekt Italian.

Biografia

Fakte të shpejta
Massimiliano Fuksas
Thumb
Mbylle

Me origjinë lituaneze, Massimiliano Fuksas ka lindur në Romë në vitin 1944, ku ai u diplomua në arkitekturë në Universitetin "La Sapienza" në vitin 1969. Në vitin 1967 hapi studion e tij në Romë.

Nëpërmjet arkitekturës së tij, të zhvilluar gjatë viteve, ka ndikuar arkitektë shumë të rinj në Itali dhe në Evropë.

Massimiliano Fuksas është fokusuar kryesisht në realizimin e veprave publike, duke përfshirë ndërtesat universitare dhe komplekset e mëdha urbane. Mënyra e tij e projektimit është zhvilluar përmes një procesi intensiv që zhvillohet nga një seri modelesh tre-dimensionale transferuar pastaj në dy-dimensionale dhe në fund të realizuara.

Ka provuar aftësinë e tij në "skalitjen" dhe krijimin e objekteve në shkalle të ndryshme, të tilla si "Muzeu i Graffiti-t" në Francë dhe "Kullat Binjake" në Vjenë, që vizatojnë një profil të ri urban për qytetin.

Projektet e tij karakterizohen nga një hulumtim i vazhdueshëm në materiale të reja dhe teknika të reja të prodhimit. Me rëndësi të veçantë është gjithmonë orientimi dhe lidhja me kontekstin.

Veprat Kryesore

Thumb
Twin Tower, Vienë
  • Shkollë në Anagni
  • Universiteti në Brest dhe Limoges, Francë
  • Kompleksi Universitar "Flora Tristan" në Hérouville-Saint-Clair, Francë
  • "Maison des Arts" në Bordeaux, Francë
  • Kompleksi komercial "Europarc" në Salzburg, Austri
  • Vienna Twin Tower në Vjenë, Austri
  • Modernizimi i fasadës së PalaLottomatica-sRomë, (1999–2003)
  • Qendra kërkimore "Ferrari", Maranello, Itali
  • FieraMilano, Rho-Pero, Milano, (2005)
  • Centro Congressi Italia në distriktin EUR në Romë
  • Masterplani për FrankfurtHochVierFrankfurt, Gjermani (2008)
  • Pavijoni "Le Bolle" për Nardini, Bassano del Grappa, Itali (2004)
Thumb
Qendra Peres për Paqe, Izrael
  • New Exhibition Hall, distrikti Porta Palazzo, Torino, Itali
Thumb
FieraMilano , Rho-Pero, Milano
  • Zénith Music Hall, (2003–2007), Strasburg, Francë
  • Kisha e Apostullit të St. Paul (Chiesa di San Paolo Apostolo), Foligno, Itali
  • Qendra Peres për Paqe, Ajami, Jaffa, Izrael
  • Arkivat Kombëtare Franceze, Pierrefitte, afër Parisit (2005-2012)
  • Qendra Tregtare BLOB, Ajntovën, Hollandë

Çmimet Madhore

  • 1998 Vitruvio a la Trayectoria, në Buenos Aires
  • 1999 Grand Prix d'Architecture Française
  • 2000 Accademico Nazionale di San Luca, Itali
  • 2000 Commandeur de l'Ordre des Arts et des Lettres de la République Française
  • 2002 Honorary Fellowship of the American Institute of Architects
  • 2006 Honorary Fellowship of the Royal Institute of British Architects, Londër
  • 2011 Ignazio Silone International Prize for Culture, Romë

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.