From Wikipedia, the free encyclopedia
Masonëria e Lirë, e përhapur në gjithë botën ka pasur ndikim të madh në historinë e njerëzimit. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonërinë në qendër të vëmendjes së mediave dhe gazetarëve në përpjekje për të zbardhur diçka nga organizata më sekrete e planetit. Duke qenë se pjesë e Masonerisë kanë qenë shumë figura të shquara të politikës, artit, muzikës, sportit, biznesit, etj. organizata është bërë pjesë e akuzave të shkrimtarëve të ndryshëm se ajo ka si qëllim krijimin e Rendit të Ri Botëror. Për gjatë shekujve Masoneria ka pasur si armik kryesor të sajin, Kishën Katolike të Vatikanit, e cila ua ka ndaluar besimtarëve të saj hyrjen në këtë organizatë.
Masonëria e Lirë është një vëllazëri (ndalohet hyrja e femrave, pasi sipas masonëve ato nuk mund të ruajnë sekretin) ndërkombëtare, origjina e të cilës vjen sipas disave nga shekujt 16-17 kurse disa të tjerë mendojnë se origjina e masonëve vjen nga vitet 3000, para Krishtit, në kohën e Mbretit Solomon. Vetë masonët deklarojnë se origjina e tyre vjen nga Tempulli i Solomonit, e më saktë nga dita e vrasjes së arkitektit të këtij tempulli, Hirami Abifit nga një grup prej 3 personash. Mesa duket Hirami, arkitekt me famë, kishte kirjuar një sistem të përçimit të dijes mbi këtë profesion duke krijuar 3 kategori :1)Fillestari, 2)Nxënësi artizan dhe 3)Mjeshtri i Madh. Një grup prej 15 nxënësish konspiruan për ta detyruar Hiramin tiu tregonte sekretin, por ndërsa 12 prej tyre e braktisën planin ogurzi, 3 të tjerë e vazhduan atë. Hirami nuk ua tregoi sekretin dhe ata e vranë. Mason do të thotë ndërtues, dhe prandaj shumë studiues mendojnë se vëllazëria u krijua nga ndërtuesit mesjetarë me qëllim ruajtjen e zanatit të tyre. Kur organizata e u gjend në vështirësi aty nga shek.15, ndërtuesit pranuan të fusin në vëllazëri edhe njerëz që nuk kishin lidhje me këtë zanat, dhe prandaj vëllazëria filloi të njihej si Masonëri Spekulative. Masonëria e Lirë sot ekziston në disa forma në të gjithë botën, me një anëtarësi prej afro 6 milionë anëtarësh. Vëllazëria është e ndarë në Lozha të Mëdha (tempujt e masonëve, ku ata mblidhen maksimumi 1 herë në vit) që udhëhiqet nga Mjeshtri i Madh, por ato nuk kanë një kryetar të përbashkët, siç kanë për shembull kishat katolike, Papën e Vatikanit. Lozhat masone kanë ekzistuar në Skoci që në shek. 16. Lozha e Parë e Madhe, Lozha e Madhe e Anglisë (Modernët) u krijua më 24 qershor 1717, nga bashkimi i 4 lozhave të vogla të Londrës. Megjithatë disa lozha të tjera, krijuan një lozhë të madhe rivale e cila u quajt Lozha e Madhe e Lashtë e Anglisë (Të Lashtët). Këto dy lozha luftuan mes tyre për supremaci derisa u bashkuan më 25 nëntor 1813, duke formuar kështu Lozhën e Madhe të Bashkuar të Anglisë (LMBA). Masonëria në Amerikë filloi në vitet 1730', dhe aty u ruajt ndarja midis Modernëve dhe Të Lashtëve. Që nga ajo kohë pjesë e Masonërisë kanë qenë burrat më të shquar të Amerikës, duke filluar me George Washingtonin, Heroi i Luftës për Pavarësi dhe Presidenti i Parë i SHBA, Benjamin Franklin, Graham Bell, Bill Gates, Neil Armstrong, Abraham Linkoln etj. Sigurisht Masonëria amerikane ka edhe anët e saj negative, pasi ajo mendohet se është frymëzuesja e organizatës famëkeqe raciste Ku Kluks Klanit. Në Angli mendohet se Xhek Kasapi, njeriu që terrorizoi Londrën me vrasjet makabre, ishte mason. Në Europën kontinentale, autoriteti mason më i vjetër është Orienti i Madh i Francës (OMF) që u krijua në vitin 1728. Megjithatë pjesa më e madhe e masonëve anglofonë i kanë prerë marrëdhëniet me OMF, pasi në vitin 1877, ajo hoqi nga Statuti nenin që thoshte se në Masonëri, pranohen vetëm ata që besojnë tek Zoti, duke bërë që në organizatë të pranohen edhe ateistët. Lozha e Madhe Kombëtare e Francës (LMKF) është aktualisht e vetmja lozhë franceze që ka marrëdhënie të rregullta me LMBA. Për shkak të kësaj ndarjeje Masonëria e Lirë thuhet shpesh se përbëhet nga 2 degë : LMBA (Lozhat e Mëdha) dhe OMF (Orientat e Mëdhenj). OMF-ja mbizotëron kryesisht në vendet Latine (Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Zvicër, Amerikë e Jugut), kurse pjesa tjetër e botës mundohet që të ndjekë rrugën e LMBA-së.
Masonët bëjnë pjesë në Lozha, që mbajnë lidhje mes tyre, por që nuk kanë një udhëheqës të përbashkët. Masonët betohen të mos ia tregojnë se çfarë ndodh brenda lozhave askujt, as edhe familjeve të tyre, përndryshe dënime mizore i presin. Lozhat janë vendet e takimit të masonëve, tempujt e tyre. Lozhat veprojnë si organizatat e zakonshme, publikojnë datat e mbledhjeve, kujdesen për financat dhe pronat e tyre, paguajnë taksat, dhe kanë filluar të hapin edhe faqe interneti. Masonët udhëhiqen nga Kushtetutat e James Andersonit, një seri nenesh që i kanë dhënë vëllazërisë fytyrën e saj të sotme. Masonëria ndahet në dy rite : Riti i Jorkut dhe Riti Skocez. Këto dy rite kanë të përbashkët mëes tyre 3 shkallët e para, pastaj numri ndryshon. Riti i Jorkut nuk një ndarje standarte, prandaj ai ndryshon sipas lozhave. Riti Skocez është i pandryshueshëm në asnjë vend, me 33 shkallë, ku shkalla e fundit është shkalla e Mjeshtrit të Madh. Një anëtar mason, mund të zgjedhë të qëndrojë në Lozhën Blu (3 shkallët e para) ose të avancojë më tej, ku në çdo shkallë që kalojnë atyre iu tregohet diçka nga sekreti që ruan vëllazëria derisa sekreti i madh tregohet në shkallën 33. Megjithatë shumica zgjedhin të qëndrojnë në Lozhën Blu. Janë të paktë ata që kalojnë në shkallën 4, dhe shumë më të paktë ata që shkojnë në shkallën 33. Studiues të shumtë kanë shprehur dyshimin se Masonët i kanë humbur dijet e trashëgura nga Lashtësia, nga kohërat e Egjiptit dhe Greqisë së Lashtë, dhe mendojnë se vëllazëria në këto 3 shekujt e fundit është përpjekur dëshpërimisht të rigjejë pjesët e humbura të historisë së tyre. Riti Skocez përbëhet nga : Lozha Blu:
Lozha e Perfeksionit:
Kreu i Trëndafilit të Kuq :
Këshilli Papal :
Simboli i masonëve është një kompas i mbivendosur mbi një vizore. Në mes tyre zakonisht vendoset shkronja G, që mendohet se nënkupton fjalën GEOMETRY (Gjeometri), pasi masonët mendojnë se universi është krijuar në bazë të rregullave të përkryera të matematikës. Arkitekura është shumë e rëndësishme për ta. Masoneria nuk eshte fe edhe nuk ka lidhje me fete.Prandaj ne Llozhat masone nuk perdoret nje emer i vecant per Zotin. Te gjitha Llozhat Masonet Zotin e personifikojne duke perdorur termin "Qenia Supreme" ose "Krijuesi i Gjithesise". Masonët gjatë takimeve të tyre e sidomos gjatë pranimit të anëtarëve të rinj, kryejnë një sërë ritualesh, por ato ndryshojnë në varësi të lozhës. Megjithatë ato kanë të përbashkëta. P.sh. të gjithë ritualet masonike përdorin simbolizmin e arkitekturës mesjetare. Qëllimi i Masonërisë është "të ndryshojë njeriun dhe t'a afrojë me Zotin, duke e dërguar nga një gjendje e ulët mendore dhe shpirtërore drejt një gjendje më të lartë në shërbim të njerëzimit". Masonëria beson tek Zoti, të cilin e quan Arkitekti Suprem i Universit. LMBA iu kërkon anëtarëve të saj të besojnë patjetër tek një zot, kurse për OMF, nuk është problem nëse një anëtar i ri i saj është ateist i deklaruar. Masonët përdorin gjeste dhe shenja për të dalluar njëri-tjetrin. Kjo ka ngritur shumë akuza ndaj tyre, pasi në institucone të ndryshme masonët favorizojnë njëri-tjetrin duke u njohur nga shenjat. Masoni mund të deklarojë publikisht anëtarësinë e tij në organizatë, por nuk mud të bëjë të ditur emrat e "vëllezërve" të tij. Gjithashtu ai nuk mund të tregojë se çfarë ndodh apo çfarë bisedohet brenda në lozhë. Masonëria nuk rekruton anëtarë të rinj. Çdo njeri që mendon se ka kapacitete për të qenë një mason, mund të kërkojë të anëtarësohet. Ai duhet të vijë me dëshirën e tij në vëllazëri, të moral dhe reputacion të mirë, të besojë në Qënien Supreme (ZOTI), të jetë mbi 18 deri në 25 vjeç, në varësi të lozhës. Njerëzit e të gjitha besimeve dhe racave pranohen në organizatë. Në lozha ndalohen bisedat mbi politikën. Masonëria nuk i pranon gratë, por ka krijuar organizata ndihmëse që kanë vetëm anëtare gra, ku më i njohuri është Ylli Lindor. Masonëria kryen edhe shumë aktivitete bamirësie, sidomos për fëmijët në nevojë.
Masonët janë parë gjithmonë me frikë nga njerëzit e thjeshtë, pasi propaganda ndaj kësaj organizate ka qenë gjithmonë e shfrenuar. Armiku kryesor i masonëve, Kisha Katolike e Vatikanit, ua ka ndaluar besimtarëve të saj hyrjen në këtë vëllazëri. Ajo i ka akuzuar masonët se adhurojnë djallin dhe duan të shkatërrojnë njerëzimin. Teoricienë konspiracioni kanë deklaruar se masonët janë të përfshirë në çdo institucion të rëndësishëm botëror, me qëllim krijimin e një Rendi të ri botëror, ku do të vendoset një qeveri dhe ushtri globale. Të tjerë i lidhin masonët me Hebret dhe familjet e fuqishme hebreje. Gjatë regjimeve komuniste dhe naziste shumë masonë u burgosën ose u vranë, kurse Masonëria u shpall e paligjshme. Përgjatë historisë amerikane disa valë anti-masonike e kanë goditur vëllazërinë, ku për pak sa organizata nuk u zhduk plotësisht. Edhe besimet e tjera fetare, e në veçanti islami e luftojnë Masonërinë. Në të gjitha vendet arabe, me përjashtim të Libanit dhe Marokut, vëllazëria është e paligjshme.
Frimasonët, H.Paul Jeffers, Botimet Morava
Domenico V. Ripa Montesano, Vademecum di Loggia, Edizione Gran Loggia Phoenix – Roma Italia 2009 ISBN 978-88-905059-0-4
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.