From Wikipedia, the free encyclopedia
Mario Vargas Llosa ose Jorge Mario Pedro Vargas Llosa, Markezi i I i Vargas Llosa (Arequipa, Peru, 28 mars 1936.) është shkrimtar peruan dhe njëri ndër romansierët kryesor në Amerikën Latine.
U lind në vendin Arequipa, në një familje të klasës së mesme me prejardhje spanjolle. Shkollimin e filloi në vendlindje. Më vonë shkollimin e vazhdoi në Bolivi, por u kthye në shtëpi kur gjyshi i tij muar një funkcion të lartë politik. Prindërit të tij u ndanë vetëm 5 muaj pas kurorëzimit. Babain e njohu në moshën 10-vjeçare. Në moshën 14 vjeçare shkon në akademi ushtarake, por nuk e mbaron. Punon si gazetar amator, shkruna, studijon (më 1971 doktoron). Bëhet i njohur me romanin "Qyteti i qenëve" më 1962, pastaj vazhdon me romanin "Shtëpia e gjelbër" ku hetohet se është i ndikuar nga William Faulkner. Fitoi edhe çmime të rëndësishme letrare. Është martuar dy herë, dhe ka tre fëmijë. Ai dhe Gabriel Garcia Marquez ishin shokë, po më vonë u ndanë. E përkrahte ideologjinë e Fidel Castros, por më vonë u distancua dhe u kthye në të djathtë. Në vitin 1990 kandidohet në zgjedhjet presidenciale, por i humb.
Është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2010.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.