Maqellara
fshat në Shqipëri, në Qarkun e Dibrës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Maqellara është komuna më e madhe e rrethit Diber dhe e qarkut me të njëjtin emër. Komuna ka më shumë se 14.000 banorë dhe gjendet 22 kilometra larg kryeqëndrës së Dibrës shqiptare, Peshkopisë dhe vetem 5 kilometra larg Dibës së Madhe në Republikën të Maqedonisë. Në përbërje të saj kjo komunë ka plot 22 fshatra. Në komunën Maqellarë nisin brigjet e Drinit të Zi dhe vargmalet e malit më të lartë të Shqipërisë, Korabit. Pozicioni gjeografik i saj është mjaft i favorshëm, i dominuar përgjithësisht nga fushat dhe në veri nga vargmale të ulëta te Korabit, siç është Kerçini. Vetë koordinatat gjeografike bëjnë që kjo qytezë të shërbejë si nyje lidhese mes dy qyteteve më të rëndesishem të Dibrës, Peshkopise nga ana e Shqipërisë dhe Dibrës së Madhe nga ana e IRJ të Maqedonisë.