Manastiri i Shën Mërisë, Krorëz
From Wikipedia, the free encyclopedia
Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë Krorez Nivicë është një kishë me strukturë në formë kryqi me kupolë mbi katër mbështetje të lira që ngjan me kishat bizantine.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Struktura e brendshme nuk shfaqet në çati, ndërsa mbulesa dyujëshe i jep asaj pamjen e një bazilike me kupolë në transept. Ka përmasa të brendshme 7,90 x 4,40 m. Ngritur në një breg shkëmbor piktoresk buzë detit Jon, rreth 2 km Veri-Perëndim të kishës së Manastirit të Kakomesë. Përbëhet nga një vëllim unik dhe ka në brendësi naosin, të ndarë nga ambienti i altarit nëpërmjet një ikonostasi prej muri të suvatuar. Naosi ndriçohet nga dy dritare të ngushta në muret veriore e jugore dhe dritaret e tamburit, ndërsa ambienti i altarit ka dy dritare të vogla.
Dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka drejtkëndëshe dhe ka një rozete në pjesën nën kupolë me një yll 6 cepash në mes. Sistemi i mbulesës me harqe e qemerë mbështetet mbi 4 kolona me prerje rrethi dhe muret anësore. Çatia është mbuluar me rrasa guri dyujëse. Muret e kishës janë ndërtuar me gurë të çrregullt e llaç gëlqereje duke pasur në rreshtat e tyre tendencë horizontaliteti. Në anën Perëndimore është shtuar një mur me një hapësirë të harkuar në mes, që mbledh ujërat e çatisë për të kaluar në sterrën e ndërtuar në anën Veriore të saj. Ndërtesa me çardak është dykatëshe dhe u ndërtua në vitin 1762. Çardaku është i mbuluar nga zgjatimi i plegmës së çatisë së pjesës tjetër të ndërtesës. Kisha është një abside, ngjason me kishat e tipit sallë me kupolë. Është e periudhës pas bizantine dhe është pikturuar në vitin 1672.