![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9a/Berat_Albania.jpg/640px-Berat_Albania.jpg&w=640&q=50)
Mali i Tomorit
mal / From Wikipedia, the free encyclopedia
Tomorri është një mal ne jug - lindje të qytetit të Çorovodës në Shqipëri. Tomori është mali më impozant në Shqipërinë e Juglindjes. Me majën më të lartë 2416 metra ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim është fryt i kultit pagan të natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarit.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9a/Berat_Albania.jpg/640px-Berat_Albania.jpg)