![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/dd/Small_Turk_and_Titov_Vrv.jpg/640px-Small_Turk_and_Titov_Vrv.jpg&w=640&q=50)
Malet e Sharrit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Malet e Sharrit janë vargmale shtrihen në juglindje të Kosovës dhe në veri-perëndim të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkojnë pjerrtas me majat apo thepave në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës apo siç e quante që nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjashmëria me thepat e sharrës, që formojnë figura të njëpasnjëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura që nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i përshkruan edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Ndër shekuj, këto vargmale shërbyen si mur natyror, mbrojtës nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsideroheshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajten Çar-dagh, në dokumentet ottomane dhe europiane.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/68/Krokusi_i_Sharrit_%28Crocus_scardicus%29.jpg/640px-Krokusi_i_Sharrit_%28Crocus_scardicus%29.jpg)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Bjeshkët e Sharrit | |
---|---|
Mali Sharr | |
![]() Turku Madh (prapa) dhe Turku i Vogël (përpara), majat më të larta të maleve të Sharrit | |
Pika më e lartë | |
Maja | Turku i Madh, Maqedonia e Veriut |
Ngritja | 2,748 m (9,016 ft) |
Gjeografia | |
Vendodhja | Maqedonia e Veriut–Lugina e Pollogut Kosovë-Rajoni i Prizrenit |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/1/1f/Bjeshk%C3%ABt_e_Sharrit.jpg/320px-Bjeshk%C3%ABt_e_Sharrit.jpg)
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4f/Luboteni_nga_Shillova_e_Gjilanit.jpg/640px-Luboteni_nga_Shillova_e_Gjilanit.jpg)
Maja më e lartë nga fillojnë këto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinë frënge, "Pamje e bukur" "le bonne ten" e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2553 metra mbi nivelin e detit.
Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë tepër të lidhur shpirtërisht me këto male dhe i konsiderojnë si të shenjta. Në muajin qershor, për çdo vit mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke ecur në këmbë deri lart, ku marrin pjesë me mijëra randonë (këmbësorë) në shenjë respekti ndaj kësaj bukurie natyrore që njerëzit janë të vetëdijshëm në mbrojtjen e ambientit dhe pylltarisë, florës dhe faunës që është shumë e pasur në këto bjeshkë. Mu në maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh një burim i madh uji që vendasit e këtyre anëve e quajnë Pusi i Nikës. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura për Qenin e Sharrit.