From Wikipedia, the free encyclopedia
Macja e egër | |
---|---|
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Nënfamilja: | Felinae |
Gjinia: | |
Lloji: | F. silvestris |
Emri binomial | |
enea Schreber, 1775 | |
Shpërndarja e 5 maceve të gjinisë felis akorduar nga DNA (2007) |
51–71 cm, pesha: 3–7 kg.
Macja shtëpiake që njohim sot është rezultat i zbutjes së maces së egër. Macja e egër ka ngjyrë kafe jo të fortë me vija të zeza. Ajo mund të ngatërrohet me macet shtëpiake. Dallohet prej tyre nga bishti që e kanë më leshtor. Macja është kafshe shtëpiake por disa prej tyre jetojnë ne pyll këto quhen mace te egra.
Në rajon, macja e egër bashkëjeton me nën-speciet e maces së egër evropiane (Felis s. sylvestris). Numri i tyre në Evropë është pakësuar në mënyrë të ndjeshme. Në rajon konsiderohet specie e rrallë. Popullatat në Evropë janë të rrezikuara nga hibridizimi me macet shtëpiake.
Macja e egër ka një përhapje shumë të gjerë. Ajo gjendet në pjesën më të madhe të Afrikës, Evropës dhe në disa pjesë të Azisë. Në rajon, gjendet bashkë me nënspeciet Evropiane të maces së egër. Parapëlqen zonat pyjore, shkurretat dhe zonat e hapura shkëmbore, por preferon vende të sigurta për t’u mbrojtur.
Macja e egër ushqehet me gjitarë, shpendë dhe kafshë të tjera të vogla.
Lëviz për ushqim, në të shumtën e rasteve gjatë natës.
Çiftëzimi ndodh një herë në vit, në fillim të verës, dhe ndonjëherë, edhe për herë të dytë e të tretë, në fund të vitit. Bën 1-8 këlyshë të verbër të cilët maturohen pas një vit. Mund të jetojnë 13-14 vjet.
I ngjashëm me atë të maces.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.