MI5
From Wikipedia, the free encyclopedia
MI5 (shqiptimi anglez: Em Aj Fajv, apo Military Intelligence, Section Five = Zbulimi Ushtarak, Seksioni 5) është agjencia e sigurimit dhe e kundërspionazhit të Mbretërive të Bashkuara të Anglisë dhe të Irlandës së Veriut. Emri zyrtar i MI5 është Security Service, Shërbimi i Sigurimit. Detyra e MI5 është mbrojtja e demokracisë parlamentare dhe interesave ekonomike dhe politike të Britanisë së Madhe, si edhe lufta kundër kriminalitetit, separatizmit dhe terrorizmit.
Ndërsa MI5 merret me sigurimin e brendshëm, MI6 merret me sigurimin e jashtëm britanez.
Që nga viti 1995 ndenja (selia) e MI5-ës gjendet në Thames House, në Londër.
MI5 ka rreth 2200 punëtorë, 47% e të cilëve janë femra. Drejtor i MI5-ës është Jonathan Evans.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/68/MI5BuildingThamesHouse.jpg/320px-MI5BuildingThamesHouse.jpg)