![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f5/FBE_CTU_lecture.jpg/640px-FBE_CTU_lecture.jpg&w=640&q=50)
Mësimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mësimi (anglisht:Lesson) është proces i organizuar, i planifikuar më qëllim që të realizohet përvetësimi i diturive në fusha të caktuara. Është proces që mundëson krijimin dhe përsosjen e shkathtësive dhe shprehive të një individi. Në psikologjinë shkencore termi i mësimit ka një kuptim më të gjerë sesa ai për të cilin mund të përdoret në jetën e përditshme. Procesi i të mësuarit përmbledh të gjitha modifikimet relativisht të qëndrueshme të sjelljeve dhe aktiviteteve psikologjike të cilat vijnë si rezultat i përvojës. Spektri studimor i procesit të të mësuarit varion nga psikofiziologjia tek psikologjia kognitive. Bihejviorizmi e vë theksin në ndryshimin aktual të sjelljes, ndërsa kognitivistet e vënë theksin në aftësinë për të manifestuar sjelljen. Mësimi karakterizohet nga një ndryshim relativisht të përhershëm. Sjellja e individit modifikohet dhe vazhdon ta ruajë karakterin e ndryshueshëm në të ardhmen. Mësimi karakterizohet edhe nga aftësia për të manifestuar një sjellje të caktuar, për të zbatuar atë që është mësuar. Zbatimi mendohet se është rezultat i kombinimit të të mësuarit me motivimet.[1]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f5/FBE_CTU_lecture.jpg/320px-FBE_CTU_lecture.jpg)