Lëvizja Popullore e Kosovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lëvizja Popullore e Kosovës (shk.: LPK) është një parti politike nga Kosova. Fillet e saj datojnë qysh në vitin 1982. Kjo Lëvizje ka ndërruar disa herë emrin. Në gjirin e saj ka pasur emra me rëndësi të historisë kombëtare.
Pas çlirimit të Kosovës me 1999, një Mbledhje e Përgjithshme e LPK-së vendos për vazhdimësinë e aktivitetit në një parti politike të quajtur Partia Demokratike e Kosovës.
Por disa aktivistë të paktë, që nuk u inkuadruan në partinë e re, në nëntor 1999 themelojnë Këshillin për Koordinimin e Veprimtarisë së LPK-së dhe vendosin që pjesa e mbetur e Lëvizjes të vazhdojë në parti politike por pa e ndryshuar emrin.
Megjithatë, derisa trashëguesja e LPK-së, Partia Demokratike e Kosovës pati suksese të mëdha dhe shtrirje në Kosovë, pjesa që mbeti në LPK, nuk arriti ndonjë shtrirje, megjithëse në çdo qytet u formuan këshillat e rretheve.
Në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, LPK hyn në zgjedhje si pjesë e koalicionit të PDK-së ku edhe fiton një mandat në Kuvend.