Lulëkuqja
llojet e bimëve të lulëzuara në familjen Papaveraceae / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lulëkuqja është një bimë lulëzuese e nën familjes Papaveraceae. Lulëkuqja është një bimë barishtore që rritet për ngjyren e luleve të saj. Njëra prej specieve, Papaver somniferum, prodhon fara të ngrënshme dhe është gjithashtu burimi i drogës së papërpunuar, Opiumit, Kjo është një përmbajtje që zotëron lëndë të fuqishme alkaloide farmaceutike si psh. morphina dhe është përdorur që në kohërat e lashta si një ilaç anagesic (kundra-dhimbjes), narkotik (qetësues) dhe si një drogë qejfi. Që prej luftës së transheve në fushat me Lulëkuqe në Flanders, gjatë Luftës së Parë Botërore, Lulëkuqet janë kthyer në simbolin e kujtimit të ushtarëve të rënë nëpër luftëra.