Luftërat iliro-romake
From Wikipedia, the free encyclopedia
Luftërat iliro-romake ishin një seri luftërash të zhvilluara midis Republikës Romake dhe Mbretërisë ilire. Në Luftën e parë iliro-romake, e cila zgjati nga viti 229 p.e.s. deri në vitin 228 p.e.s.[1] shqetësimi i Romës ishte se tregtia përtej detit Adriatik ishte rritur pas Luftës së Parë Punike në një kohë kur fuqia e mbretërisë ilire u rrit në kohën e mbretëreshën Teuta.[2] Si pretekst i luftës u morrën gjoja sulmet ndaj anijeve tregtare të aleatëve italik të Romës nga piratët ilirë dhe vdekja e një të dërguari romak të quajtur Coruncanius [3] me urdhër të Teutës,[4] të cilat nxitën senatin romak të dërgonte një ushtri romake nën komandën e konsullit Lucius Postumius Albinus dhe Gnaeus Fulvius Centumalus. Roma dëboi garnizonet ilire nga një sërë qytetesh, përfshirë Epidamnin, Apoloninë, Korkyrën, Farosin në të cilat vendosi një protektorat mbi këto qytete. Romakët ngritën gjithashtu [5] Dhimitër Farin si një fuqi në Iliri për të kundërpeshuar fuqinë e Teutës.[6]
Lufta e dytë iliro-romake zgjati nga viti 220 p.e.s. deri në vitin 219 p.e.s. Në vitin 219 pes, Republika Romake ishte në luftë me Keltët e Galisë Cisalpine, dhe Luftën e dytë punike me Kartagjenën [7] sa kishte filluar. Këto shpërqendrime i dhanë Dhimitrit kohën që i nevojitej për të ndërtuar një flotë të re luftarake ilire. Duke udhëhequr këtë flotë prej 90 anijesh, Dhimitri lundroi në jug të Lisus, duke shkelur traktatin e tij të mëparshëm dhe duke filluar luftën. [8] Flota e Dhimitrit sulmoi fillimisht Pylosin, ku ai kapi rreth 50 anije pas disa përpjekjesh luftarake. Nga Pylos, flota lundroi për në Cyclade, duke shuar çdo rezistencë që gjenin gjatë rrugës. Dhimitri dërgoi një flotë përtej Adriatikut dhe, me forcat ilire të ndara, qyteti i fortifikuar [9] i Dimalit u pushtua nga flota romake nën komandën e Lucius Aemilius Paulus. [10] Nga Dimali marina shkoi drejt Hvarit.[11] Forcat e Romës shpartalluan ilirët dhe Dhimitri iku në Maqedoni, ku ai u bë një këshilltar i besuar në oborrin e Filipit V të Maqedonisë dhe qëndroi atje deri në vdekjen e tij në Mesene në vitin 214 pes.[12]
Në vitin 171 p.e.s., mbreti ilir Genti ishte aleat me romakët kundër maqedonasve. Por në vitin 169 p.e.s. ai ndërroi anë dhe u bashkua me Perseun e Maqedonisë. Gjatë Luftës së tretë iliro-romake, në vitin 168 p.e.s. ai arrestoi dy legatë romakë dhe sulmoi qytetet Apolonia dhe Dyrrachium, të cilat ishin aleate me Romën. Ai u mund në Scodra nga një forcë romake nën komandën e L. Anicius Gallus,[13] dhe në vitin 167 pes ai u soll në Romë si rob lufte për të marrë pjesë në triumfin e Gallusit, pas së cilës ai u internua në Iguvium ku edhe vdiq disa vite më vonë.