futbollist spanjoll From Wikipedia, the free encyclopedia
Lucas Vázquez Iglesias (Spanjisht: [ˈlukaz ˈβaθkeθ iˈɣlesjas]; lindur më 1 korrik 1991) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si anësor për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren spanjolle.
Vázquez me Real Madridin në 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Lucas Vázquez Iglesias[1] | ||
Datëlindja | [1] | 1 korrik 1991||
Vendlindja | Curtis, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.73 m (5 ft 8 in)[1] | ||
Pozicioni | Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Real Madrid | ||
Numri | 17 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2004 | Curtis | ||
2004–2007 | Ural | ||
2007–2010 | Real Madrid | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2011 | Real Madrid C | 14 | (2) |
2011–2015 | Real Madrid B | 92 | (15) |
2014–2015 | → Espanyol (huazim) | 33 | (3) |
2015– | Real Madrid | 123 | (12) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2016– | Spanja | 9 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21:36, 17 gusht 2019 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20:03, 20 qershor 2018 (UTC) |
Ai u formua si lojtar tek akademia e Real Madridit, por debutoi si profesionist gjatë sezonit 2014–15 me Espanyol në formë huazimi. Pas një sezoni, ai u rikthye në Madrid, ku fitoi disa trofe të rëndësishëm, përfshirë edhe tre UEFA Liga Kampionesh dhe kampionatin në vitin 2017.
Vázquez gjithashtu ka luajtur për Spanjën, duke e përfaqësuar në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018.
Vázquez ka lindur në Curtis, Galicia dhe mbërriti tek sistemi i të rinjëve të Real Madridit në vitin 2007, në moshën 16 vjeçare. Ai debutoi me ekipi C gjatë sezonit 2010–11, kurse me rezervat një sezon më vonë, duke shënuar katër gola në 23 ndeshje, kontribut që ndihmoi ekipin të rikthehej në divizionin e dytë pas një mungese pesë-vjeçare; debutimi i tij erdhi më 25 shkurt 2012 në barazimin 2–2 në shtëpi ndaj La Roda CF.[2]
Vázquez zhvilloi paraqitjen e tij të parë në Segunda División më 17 gusht 2012, duke luajtur në gjashtë minutat e fundit të humbjes 1–2 jashtë fushe kundër Villarreal CF.[3] Goli i parë si profesionist erdhi më 15 tetor në suksesin 3–2 në shtëpi ndaj UD Las Palmas.[4]
Më 19 gusht 2014, Vázquez u huazua tek klubi i La Ligas, RCD Espanyol, në një marrëveshje një-sezonale.[5] Ai bëri debutimin e tij në elitën e futbollit spanjoll më 30 gusht duke luajtur si zëvëndësues i Salva Sevilla në humbjen 1–2 në shtëpi ndaj Seviljes.[6]
Goli i parë i Vázquez në La Liga erdhi më 5 tetor 2014 në fitoren 2–0 ndaj Real Sociedad në shtëpi; goli i tij ishte i pari i ndeshjes.[7] Më 3 qershor të vitit të ardhshëm, ai firmosi një kontratë katër-vjeçare të përherëshme me Pericos,[8] për shumën e 2 milion €.[9]
Më 30 qershor 2015, Real Madridi aktivizoi klauzolën e ri-blerjes duke rikthyer Vázquezin në klub.[10] Ai zhvilloi paraqitjen e parë me ekipin e të rriturve më 12 shtator në fitoren tenistike 6–0 kundër ish ekipit të tij Espanyol,[11] kurse ndeshja e parë si titullar një javë më vonë, në fitoren 1–0 ndaj Granadës.[12]
Vázquez shënoi golin e parë zyrtar me klubin më 30 dhjetor 2015 në një ndeshje me Real Sociedadin; ai zëvëndësoi francezin Karim Benzema dhe shënoi golin që e çoi ndeshjen në 3–1 në Stadiumin Santiago Bernabéu.[13] Ai gjithashtu kontriboi me shtatë prezenca në UEFA Ligën e Kampioneve ku Real Madrid doli fitimtar; në finale kundër Atlético Madrid, ai zëvëndësoi sërisht Benzeman në fund të takimit, që u mbyll 1–1 dhe shkoi tek gjuajtjet e penalltive, me Vázquez që shënoi në tentativën e tij duke ndihmuar ekipin të fitojë.[14]
Vázquez filloi sezonin e ri duke luajtur në Superkupën e Evropës ndaj ekipit tjetër spanjoll Seviljes; ai dhuroi asistin e golit të kapitenit Sergio Ramos duke e çuar ndeshjen në shtesë ku Reali fitoi 3–2.[15] Ai firmosi një kontratë të re më 26 tetor 2016, që do të zgjaste deri në qershor 2021.[16]
Ai luajti 33 ndeshje gjatë sezonit 2016–17 në kampionat dhe shënoi dy herë,[17][18] me Realin që fitoi titullin e parë pas pesë viteve.[19] Në Ligën e Kampioneve, ai luajti dhjetë ndeshje dhe shënoi një herë në fazën e grupeve[20] me Realin që triumfoi për herë të dytë rresht.[21]
Një sezon më vonë po në Ligën e Kampioneve, Vázquez luajti po dhjetë ndeshje dhe shënoi sërisht një gol[22] me Realin që fitoi titullin e tretë rresht dhe të 13tin në histori.[23]
Vázquez nuk luajti me asnjë nga ekipet e moshave të Spanjës. Më 17 maj 2016, ai sëbashku me Saúl Ñíguez dhe Sergio Rico ishin tre lojtarët me zero ndeshje për ekipin e parë që u emëruan në listën paraprake të Vicente del Bosques për në UEFA Euro 2016 në Francë,[24] dhe në fund ishte pjesë edhe e listës përfundimtare.[25] Ai debutoi zyrtarisht më 7 qershor, duke luajtur si titullar për 61 minuta në humbjen 0–1 në miqësore ndaj Gjeorgjisë në Coliseum Alfonso Pérez.[26]
Ai luajti vetëm një herë në turnament, duke luajtur në 20 minutat e fundit në vend të Álvaro Moratas në humbjen 0–2 ndaj Italisë në Stade de France.[27] Dy vite më vonë, ai ishte edhe pjesë e skuadrës që luajti në Kupën e Botës 2018 në Rusi.[28] Ai zhvillpi paraqitjen e tij të parë në një Kupë Bote në ndeshjen e parë të Spanjës, në barazimin 3–3 ndaj Portugalisë më 15 qershor, ku Vázquez hyri në fushën e lojës në 15 minutat e fundit në vend të mesfushorit David Silva.[29][30]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa1 | Kontinenti | Gjithsej | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Real Madrid Castilla | 2011–12 | 26 | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 26 | 4 |
2012–13 | 26 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 26 | 3 | |
2013–14 | 40 | 8 | 0 | 0 | 0 | 0 | 40 | 8 | |
Gjithsej | 92 | 15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 92 | 15 | |
Espanyol (huazim) | 2014–15 | 33 | 3 | 5 | 1 | 0 | 0 | 38 | 4 |
Real Madrid | 2015–16 | 25 | 4 | 1 | 0 | 7 | 0 | 33 | 4 |
2016–17 | 33 | 2 | 7 | 1 | 10 | 1 | 50 | 4 | |
2017–18 | 33 | 4 | 10 | 3 | 10 | 1 | 53 | 8 | |
2018–19 | 16 | 1 | 5 | 1 | 5 | 1 | 26 | 3 | |
Gjithsej | 107 | 11 | 23 | 5 | 32 | 3 | 162 | 19 | |
Gjithsej karriera | 232 | 29 | 28 | 6 | 32 | 3 | 284 | 38 |
1 Përfshirë ndeshjet e Supercopa de España, UEFA Super Kupës dhe FIFA Kupës së Botës për Klube.
Redaktuar më 20 qershor 2018[32]
Spanja | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2016 | 3 | 0 |
2017 | 0 | 0 |
2018 | 6 | 0 |
Gjithsej | 9 | 0 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.