![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/0e/Lord_Voldemort%2527s_Figure.jpg/640px-Lord_Voldemort%2527s_Figure.jpg&w=640&q=50)
Lord Fluronvdekja
Antagonisti kryesor i serisë "Harry Potter" / From Wikipedia, the free encyclopedia
Lord Fluronvdekja është një nofkë për Thomas "Tom" Marvolo Riddle, nje personazh imagjinar dhe antagonist kryesor në serinë e romaneve të J. K. Rowling, Harry Potter. Fluronvdekja u shfaq për herë të parë në romanin Harry Potter dhe Guri Filozofal, i cili u publikua në vitin 1997. Fluronvdekja shfaqet ose personalisht ose në formë kujtimesh në secilin libër dhe në përshtatjet filmike në seri përveç të tretit, Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit, në të cilin ai vetëm përmendet.
Lord Fluronvdekja | |
---|---|
Personazh nga Harry Potter | |
![]() | |
Krijuar nga | J. K. Rowling |
Luajtur nga | Ralph Fiennes Richard Bremmer (flashback, film 1) Ian Hart (zëri, film 1) Christian Coulson (adoleshent, film 2) Hero Fiennes-Tiffin (fëmijë, film 6) Frank Dillane (adoleshent, film 6) |
Informacione | |
Pseudonimi(et) | Ti-E-Di-Kushi |
Nofkat | Zotëria i Errët Trashëgimtari i Gjarpërblertit |
Profesioni | Lord Ministër i Magjisë |
Familja | Tomas Ridëll (gjyshi) Mari Ridëll (gjyshja) |
Kombësia | Britanez |
Fluronvdekja është armiku i Harri Poterit, i cili sipas një profecie ka "fuqinë për ta mposhtur Zotërinë e Errët". Ai përpiqet ta vrasë djalin, por në vend të kësaj vret prindërit e tij, Lili dhe Xhejms Poter, dhe e lë Harrin me një vragë në kokë në formën e një vetëtime. Pothuajse asnjë magjistricë ose magjistar nuk guxon ta shqiptojë emrin e tij dhe i referohen atij përkundrazi me monikues të tillë si "Ti-Di-Kushi", "Ai-Që-Nuk-Duhet-Përmendur" ose "Zotëria i Errët". Fiksimi i Fluronvdekjes me pastërtinë e gjakut nënkupton qëllimin e tij për t'i hequr qafe trashëgimtarët e botës së Babanacëve (jomagjistarëve) dhe për të sunduar në të dy botët, të Babanacëve dhe atë të magjistarëve, për të arritur një dominim të pastër të gjakut. Përmes familjes së nënës së tij, ai është pasardhësi i fundit i magjistarit Salazar Gjarpërblerti, një nga katër themeluesit e Shkollës së Magjisë dhe të Shtrigërisë Hoguorts. Ai është udhëheqësi i Hamortëve, një grup magjistarësh të këqij dhe magjistarë të përkushtuar për ta zhdukur Botën e Babanacëve dhe për ta vendosur Fluronvdekjen si sunduesin e saj suprem.