Liverpool F.C.
From Wikipedia, the free encyclopedia
Liverpool Football Club është një klub anglez futbolli me seli në Liverpool, Angli. Klubi aktualisht luan në Premier Ligë, elita e futbollit anglez. Klubi ka fituar gjashtë Kupa Evropiane, më shumë se çdo klub anglez tjetër, tre Kupa UEFA dhe katër UEFA Super Kupa. Në Angli, ata kanë fituar 18 kampionate, shtatë Kupa FA, tetë Kupa të Ligës (rekord) dhe 15 FA Community Shields.
Emri i plotë | Liverpool Football Club | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | The Reds (të kuqtë) | |||
Themeluar | 3 qershor 1892; 132 vite më parë (1892-06-03)[1] | |||
Stadiumi | Anfield | |||
Kapaciteti | 60,725 vende[2] | |||
Pronari | Tom Werner | |||
Trajneri | Jurgen Klopp | |||
Liga | Premier League | |||
2023–24 | 3 | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
I themeluar në vitin 1892, klubi u bë pjesë e Ligës së Futbollit një vit më pas dhe ka luajtur në Anfield që nga ajo kohë. Liverpool u bë një forcë e madhe në futbollin anglez dhe evropian në vitet 1970' dhe 1980' ku Bill Shankly, Bob Paisley, Joe Fagan dhe Kenny Dalglish e udhëhoqën klubi drejtnjëmbëdhjetë kampionateve dhe katër Kupave Evropiane.
Tifozët e Liverpoolit janë përfshirë në dy tragjedi të mëdha. E para ishte Tragjedia e Hejselit në vitin 1985 gjatë të cilës tifozët e Liverpoolit shkaktuan një shembje të murit duke vrarë 39 tifozë te Juventusit. E dyta ishte Tragjedia e Hillsboroughit në vitin 1989 gjatë të cilës 96 tifozë të Liverpoolit humbën jetën pas një shtypje me gardhin rethues të stadiumit.