![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/f/f7/Plav_sa_visitora_800x507.jpg/640px-Plav_sa_visitora_800x507.jpg&w=640&q=50)
Liqeni i Plavës
liqen / From Wikipedia, the free encyclopedia
Liqeni i Plavës (malazisht: Плавско језеро/Plavsko jezero) është liqen në Mal të Zi. Për nga gjeneza është liqen akullnajorë. Liqeni i Plavës shtrihet ndërmjet Alpeve shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) dhe malit Vizitor, nëbasenin e Plavës. Liqenin e ndërtojnë morenat ballore të akullnajës së Plavës, e cila akullnajë këtu ka përfunduar.
Fakte të shpejta Vendi, Koordinatat ...
Liqeni i Plavës | |
---|---|
Плавско језеро | |
![]() Liqeni i Plavës | |
Vendi | ![]() |
Koordinatat | 42°35′45″N 19°55′30″E |
Mbylle
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/d/dc/Foto-p.jpg/320px-Foto-p.jpg)
Liqeni i Plavës shtrihet 901 m lartësi mbidetare. Përfshin një sipërfaqe prej 1.2 km katrorë. Thellësinë më të madhe e arrinë 9.5 m. Në Liqenin e Plavës derdhet lumi Luqa, prrockat e të cilit rrjedhin nga teritori i Shqipërisë. Nga liqeni i Plavës rrjedh lumi Lim, degë e Lumit Drina.
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |