Lindja (bend)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lindja është njëri ndër rok-grupet e rralla kosovare i cili krijon muzikë progresive alternative dhe me origjinalitet të theksuar autorial.[nevojitet citimi]
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky grup u formua në vitin 1983 nga disa maturantë prishtinas të udhëhequr nga Luan (Rifat) Osmani (kitarë, vokal dhe kompozitor), Afrim Maloku (bas-kitarë), Fatos Berisha (tupan) dhe Ergin Fejza (kitarë përcjellëse). Pas një kohe të shkurtër, Ergini zëvendësohet me kitaristin Bujar Hundozi, por vetëm për një kohë të shkurtë, ndërsa Afrimi zëvendësohet me Bekim Mahmutin në bas, duke e shndërruar grupin në trio.
Në këtë formacion Lindja vazhdoi të ekzistojë deri në vitin 2004, kur edhe u bë publikimi i albumit të vetëm, por gjithëpëfshirës, i cili përmban pothuajse të gjitha këngët e tyre.
Tani Lindja është në përgatitje të albumit të ri, por data e publikimit ende mbetet e pacaktuar.[nevojitet citimi]