Leukocit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut, të cilët janë pa ngjyrë por nën mikroskop duken me ngjyrë të bardhë e çelur, dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme. Për dallim nga eritrocitet, leukocitet janë dy fish më të mëdha, por për nga numri janë më të paktë (raporti mes tyre qëndron me 1:500). Leukocitet në organizmin e njeriut luajnë rolin mbrojtës, ku bën eliminimin e sulmuesve të huaj, kështu që në vendin ku është i infektuar mblidhet një sasi e madhe e leukociteve. Kjo dukuri ndryshe quhet edhe fagocitozë dhe është mekanizëm i rëndësishëm që i mundëson organizmit të trupit të mbrohet prej infeksioneve të ndryshme. Qelizat e bardha të gjakut formohen në palcën e ashtit si dhe në gjëndrat limfatike, dhe këto ndahen në lloje të ndryshme duke u bazuar në funksionin e tyre që kanë. Leukocitet lëvizin në mënyrë ameboide dhe janë shumë aktiv.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Leukocitet i takojnë sistemit imunologjik. Në organizëm bëjnë eliminimin e shkaktarëve të sëmundjeve siç janë: bakteriet, viruset, kancerit, toksinet, kërpudhat dhe protozoarët.