From Wikipedia, the free encyclopedia
Letra [1] është material bazë në veprimtarinë grafike e cila kryesisht përbëhet nga fijet me prejardhje bimore, me dhënje shtesë të mbushësve, ngjitësit dhe ngjyrës. Në këtë material mund të shkruhet, të vizatohet dhe të shtypet dhe prej se është përdorur ka qenë tregues i nivelit të kulturës së një populli. Sot, e kombinuar me shumë materiale të tjera, letra ka një përdorim të gjerë në shumë fusha të veprimtarisë dhe është tregues i nivelit të kulturës materiale. Letra është zbuluar në Kinë[2], për herë të parë rreth vitit 105[3] . Deri atëherë është shkruar në svilë
Gramatura [4] e letrës (trashsia e letrës) është sipërfaqja e 1 m² e shprehur në gram.
Me termin letër në kuptimin e ngushtë përfshihen fletët (me trashësi deri në 140 g/m²) të cilat mund të palosen pa ndonjë vështirësi; letra e trashë (160 - 300 g/m²) njifet me termin karton; kartoni i trashë (300 - 500 g/m²); letra mbi 500 g/m² njifet me termin lepenkë.
Letra e cila përdoret në veprimtarinë grafike klasifikohet sipas teknikave të shtypit në: letër për shtypin e lartë, për shtypin e rrafshët, për shtypin e thellë dhe për shtypin e depërtueshëm. Çdo lloj i letrës i ka karakteristikat e veta të përbërjes kimike, prandaj nuk preferohet të përdoret për teknikën tjetër të shtypit.
Formati i letrës[5] e është shenjë që tregon madhësinë dhe proporcionet e faqeve të letrës. Për letrën në rolne “formati” caktohet me gjërsinë e rolnes. Në prodhimtarinë e letrës me dorë formati është i varur nga madhësia e sitës, ndërsa në prodhimin bashkëkohorë të letrës me makinë, letra mund të prehet nga rolna në çfardo gjtësie dhe gjerësie. Formatet e letrës kryesisht i caktojnë prodhuesit e letrës, prandaj ishin madhësishë dhe proporcionesh të ndryshme. Me marëveshjen e vitit 1883 të prodhuesve gjermanë të leetrës, u harmonizuan 12 “formate” normale të letrës, të cilat gjetën një përdorim të gjerë. Në vitin 1920, në Gjermani dhe në disa vende evropiane filluan të zbatohen formatet staandarde të letrës. Ato u zbatuan në industrinë e prodhimit të letrës. Madhësia e letrës është e shënuar me milimetra, ndërsa në Angli dhe SHBA me inça.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.