![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/79/Studying_Star_Wars.jpg/640px-Studying_Star_Wars.jpg&w=640&q=50)
Letërsia për fëmijë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Letërsia për fëmijë ose letërsia për të mitur përfshin tregime, libra, revista dhe poezi që janë krijuar për fëmijë. Letërsia moderne për fëmijë klasifikohet në dy mënyra të ndryshme: zhanri ose mosha e synuar e lexuesit.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/79/Studying_Star_Wars.jpg/640px-Studying_Star_Wars.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/ca/Fairy_Tales_%28Boston_Public_Library%29.jpg/640px-Fairy_Tales_%28Boston_Public_Library%29.jpg)
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/65/Pinocchio.jpg/320px-Pinocchio.jpg)
Letërsia për fëmijë mund të vërehet në tregimet tradicionale si përrallat, që janë identifikuar si letërsi për fëmijë vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë, dhe këngët, pjesë e një tradite më të gjerë gojore, që të rriturit ndanin me fëmijët përpara se të ekzistonte veprimtaria botuese. Zhvillimi i letërsisë së hershme për fëmijë, përpara se të shpikej shtypshkronja, është i vështirë të identifikohej. Edhe pasi shtypja u përhap, shumë përralla klasike "për fëmijë" u krijuan fillimisht për të rritur dhe më vonë u përshtatën për një audiencë më të re. Që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, shumë vepra letrare u janë shkruar veçanërisht për fëmijë, shpesh me një mesazh moral ose fetar. Letërsia për fëmijë është formuar nga burime fetare, si traditat puritane, ose nga këndvështrime më filozofike dhe shkencore me ndikimet e Charles Darwin dhe John Locke. [2] Fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë njihen si "Epoka e Artë e Letërsisë për Fëmijë", sepse atëherë u botuan shumë libra klasikë për fëmijë.