Letërsia e vjetër shqiptare
From Wikipedia, the free encyclopedia
Letërsia e vjetër shqiptare lindi në kohën kur vendi ynë ishte i pushtuar nga osmanët, pikërisht edhe ideologjia ishte fetare dhe nën kushte të shoqërisë feudale e gjithë kjo u zhvillua në mesjetë. Duke u nisur nga qëllimet atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike. Kultura shqiptare është një kulturë e lashtë autoktone,por e shkruar relativisht vonë. Shqipja e shkruar deshmohet vetëm ne shekullin e XV, ne kohen e Gjergj Kastriotit,ku edhe shprehet fuqishm një identitet shqiptar para vetes dhe botës.
Letërsia e vjetër shqipe ndahet ne tri periudha:
- Letërsia e Humanizmit - me përfaqësues kryesor Marin Barletit.
- Letërsia Filobiblike - me përfaqësues Pjeter Budin, Pjeter Bogdani, Frang Bardhi.
- Letërsia e Bejtexhinjve - me përfaqësues Muhamet Kyçyku, Nezim Berati.
Dokumentet e para në shqip janë ne shekullin e XV dhe dëshmojnë për dy dialektet e shqipes. 1.Formula e pagëzimit(1462)ky dokument u shkrua për të ndihmuar banorët e krahinave të largëta që t'i pagëzonin fëmijët në shtëpi,në pamundsi për ti dërguar në kishë në rast rreziku. 2.Fjalori i Arnold Von Harfit(1497)gjat udhtimit të tij për në Palestinē ku ndodhej ne bregdetin shqiptar shënoi disa fjalë shqipe të cilat i dusheshin per nevojat e tij.Ky fjalorth përmban 26 fjalë,8 fraza e disa numërorë. 3.Ungjili i Pashkëve(shek.XV) ndonëse dokumenti është shkruar me alfabet grek ai ka rëndësi gjuhsore sepse deshmon për dokumentin e parë në toskë