Letërsia e Rilindjes Evropiane
From Wikipedia, the free encyclopedia
Letërsia rilindase u zhvillua përreth humanizmit, teoria e re që theksonte rolin zanafillor të qenies njerëzore mbi çdo konsideratë tjetër, veçanërisht fetare. Në këtë epokë bota mori një shtysë të madhe me shpikjen e makinës së shtypshkrimit nga Johannes Gutenberg-u, fakt që mundësoi aksesin e letërsisë te publiku i gjerë. Kjo krijoi një shqetësim më të madh për drejtshkrimin dhe gjuhësinë, duke nxierë sistemet e para gramatikore në gjuhët popullore dhe shfaqja e akademive të para në gjuhët kombëtare.[1]
Letërsia e re u frymëzua si dhe arti nga tradita greko-latine, megjithëse mori gjithashtu një ndikim të madh nga filozofia neoplatonike e zhvilluar njëkohësisht në Itali. Nga ana tjetër, pasqyroi idealet e reja njeriut rilindas, që u mishëruan te figura e «cortesano-s» së Baldassare Castiglione-s: duhej të zotëronte njësoj si armët ashtu dhe letrat, si dhe të kishte hijshmëri natyrore pa artifica.[2]
Risia ndikoi si temat ashtu edhe format. Midis të parave mund të dallohet antropocentrizmi, interesi për natyrën dhe rekuperimi i mitologjisë klasike. Filozofia rekuperoi idetë platonike dhe i vendos në shërbim të krishtërimit. Kërkimi i kënaqësisë ndjesore dhe shpirti kritik dhe racional kompletuan idetë e epokës. Përsa i përketë aspekteve formale, u rekuperua parimet klasike (rrënjët e të cilës gjenden në Poetikën e Aristotelit), të bazuara në parimet artistike të imitimit. U zhvilluan gjithashtu gjini të reja (si eseja) dhe modelet metrike (midis të cilëve dallohet soneti si formë strofash dhe endecasillabo (njëmbëdhjetë rrokëshi) si tip vargëzimi.
Precedentet e Dante Alighierit, Petrarkës dhe Boccaccio-s i dhanë udhë shkëlqimit të letërsisë rilindase në Itali në shekullin e XVI. Figura drejtuese e shijes poetike rilindase të kësaj epoke do të ishte Pietro Bembo, që shkroi këngë Petrarkiste dhe sonete, por mbi të gjitha, u lartësua si arbitër i letërsisë italiane të kohës së tij, që qe qendra e rrezatimit ndërkombëtar të kësaj lëvizjeje.