Letërsia Italiane e Rilindjes
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në Itali, djepi i stilit të ri, vazhduan disa jehona nga autorët e mëdhenj mesjetarë të konsideruar herë pas here si prekrusorë të lëvizjes së re: Dante Alighieri, Françesko Petrarka dhe Giovanni Boccaccio. Midis letrarëve të dalë në këtë kohë u dalluan: Angelo Poliziano, Matteo Maria Boiardo, Ludovico Ariosto, Jacopo Sannazaro, Pietro Bembo, Baldassare Castiglione, Torquato Tasso, Niccolo Machiavelli dhe Pietro Aretino. Ndikimi i saj u vëre në Francë, ku u shquan François Rabelais, Pierre de Ronsard, Michel de Montaigne dhe Joachim du Bellay. Në Gjermani, reforma protestante nxiti një maturi më të madhe si dhe tematikat fetare, të kultivuara nga Ulrich von Hutten, Sebastian Brant dhe Hans Sachs. Në Angli, duhet përmendur Thomas More, Edmund Spenser, Michael Drayton, Henry Constable, George Chapman, Henry Howard dhe Thomas Wyatt. Në Portugali u shfaq figura mbizotëruese e Luís de Camões.[1]