From Wikipedia, the free encyclopedia
Lemurët fluturues të Filipineve (Cynocephalus volans) jetonë në disa ishuj jugorë të Filipineve dhe ushqehen me bimë. Si të gjithë kafshët e këtij rendi, edhe këto kafshë ndërmjet gjymtyrëve të tyre të gjatë kanë një lëkurë fluturuese, me të cilën mund të "fluturojnë". Edhe pse quhen Lemurë nuk janë lemurë, në vërtetë nuk mund të fluturojnë , por më mirë të themi se, bëjnë zhtyje në ajër; por duke i zgjeruar krahët ndalin shpejtësinë e trupit i cili po bie poshtë dhe kështu mund të përshkojnë distaca prej më se 100 metrash. Kjo është shumë ndihmëse, si për gjetjen e ushqimit ashtu edhe për ikjen prej grabitqarëve, sidomos prej Shqiponjës Filipinase. Lemurët flutures janë njëri prej dy llojeve nga rendi Dermoptera. Tjetri lloj është Fluturuesi i Malajëve.
Lemuri fluturues i Filipineve | |
---|---|
Lemrui i vogël futurues i Filipineve | |
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | Cordata |
Klasa: | |
Rendi: | Dermoptera |
Familja: | Cynocephalidae |
Gjinia: | Cynocephalus Boddaert, 1768 |
Lloji: | C . volans |
Emri binomial | |
Cynocephalus volans (Linneaus, 1758) | |
Përhapja e lemurëve fluturues të Filipineve |
"Gjatësia e krahëve" kur i zgjeron është rreth 70cm. Pesha e tij sillet prej 1-1.5kg ose deri në maksimum 1.75kg. Bishtin e kanë të gjatë 22-27cm. Ky lloj dallohet nga Fluturuesi i Malajëve nga ngjyra e qimeve të tij. Qimet e tyre janë me ngjyrë të mbyllët dhe shpesh ngjyrë të përhimtë, me më pak njolla se Fluturuesi i Malajëve. Ngjyra e mbyllët i përshtatet, për tu fshehur në drunjët e errët. Këto kafshë kanë një kokë të madhe dhe në pamje të një Langoi (Cynocephalus = kryeqeni), kanë syt e mëdhenj, veshët e vegjël dhe gjymtyrë të gjatë. Hunda e tyre është e shtypur. Lemurët fluturues të Filipineve kanë 34 dhëmbë.
Fluturuesi i Filipineve është autokton në Filipinet Jugore. Ai jeton në malet tropikale dhe nëpër plantazhe në ishujt Mindanao, Samar, Basilan, Bohol dhe Leyte. Fluturuesit e Filipineve janë krijesa aktive gjtë natës, kurse gjatë ditës janë në gjumë nëpër drunjë në shpella. Atëherë kurrë me qejf të vet një Fluturues nuk bie në tokë edhe kur kërcen nga lisat shmanget nga rëniet në tokë. Janë vetiak, por shpesh gjeden me shumë kafshë në një lis duke mbledhur ushqim. Fluturuesi i Filipineve edhe pse ka 34 dhëmbë është herbivor (bimëngrënës). Dieta e tyre përmban gjethe dhe lule. Në shumicen e rasteve ata zgjedhin si ushqim gjethet e reja të drunjëve. Ushqimin e mbledhin në drunjë të mëdhenj. Aktiviteti i mbledhjes së ushqimit arrinë para perëndimit të diellit dhe disa orë para lindjes së diellit. Në Filipine armiku i tij më i madh është Shqiponja Filipinase, por ka shumë armiq sepse "fluturimin" nuk e ka të shpejtë. Mendohet se në disa vende 90% e ushqimit të Shqiponjës Filipinase janë Lemurët Fluturues të Filipineve. Një armik tjetër i madh i tyre është edhe njeriu. Për gëzofin e tij dhe mishin e shijshëm (në vendin e tij shihet si ushqim special e i përkryer) dhe më pak për prishjen e plantacioneve. Gjahu ndaj tyre është lehtë të zhvillohet sepse nuk i ndërrojnë rrugët e tyre të cilat i përshkojnë natën. Deri sot nuk ka qenë e mundur të mbahet një lemur fluturues në kafaz.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.