Lakuriqi i natës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lakuriqet e natës janë gjitarë fluturues që bëjnë pjesë në rendin Chiroptera. Gjymtyrët e përparme të lakuriqit të natës janë me membrana dhe të zhvilluara si krahë, duke i bërë ata gjitarët e vetëm që janë të afte të fluturojnë. Në të kundërt, gjitarët që thuhet se fluturojnë si ketrat fluturues, rrëshqasin më tepër sesa fluturojnë dhe këtë gjë e bëjnë vetëm për distanca shumë të vogla. Lakuriqet e natës nuk i rrahin gjymtyrët e tyre në mënyre të pandërprere, si zogjtë, por ata në vend të kësaj përplasje hapin krahët, të cilët janë shumë të gjatë dhe të mbuluar me një cipe të hollë.
Lakuriqi i natës | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | Chiroptera Blumenbach, 1779 |
Shpërndarja në të gjithë botën e llojeve të lakuriqëve të natës |
Ekzistojnë rreth 1100 lloje lakuriqe natë në të gjithë botën, të cilat përbejnë rreth 20% të të gjithë gjitarëve të klasifikuar deri më sot. Rreth 70 % e lakuriqeve të natës janë insektengrënëse. Shumica e pjesës tjetër janë fruta ngërenes. Lakuriqet e natës janë të pranishëm kudo në botë dhe kryejnë funksione jetësore ekologjike si : pjalmimi i luleve dhe shpërndarjen e farave të frutave.