![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/68/Velipoj%25C3%25AB.jpg/640px-Velipoj%25C3%25AB.jpg&w=640&q=50)
Laguna e Vilunit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Laguna e Vilunit ndodhet 2 km në lindje të plazhit të Velipojës,[1] rreth 300 ha sipërfaqe, deri në 1 m e thellë dhe vetëm në sektorë të vegjël deri në 2-3 m. Rrethohet nga ligatina, komunikon me detin nërmjet një kanali natyror, në të cilin, për shkak të baticës dhe zbaticës, uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Ka ujë të kripur me temperaturë mesatare të korrikut 20 - 22 ºC, ndërsa e shkurtit 5-7 ºC. Ajo është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe mjaft të shijshëm. Gjithashtu aty ka shumë shpendë të shumtë (183 lloje speciesh) migratore dhe të përhershëm, zvarranikë dhe përreth edhe gjitarë : lepur, dhelpër, ujk, der të egër, etj.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/68/Velipoj%C3%AB.jpg/640px-Velipoj%C3%AB.jpg)