futbollist brazilian From Wikipedia, the free encyclopedia
Lucimar Ferreira da Silva (lindur më 8 maj 1978), njohur zakonisht si Lúcio, është një ish futbollist profesionist brazilian i cili ka luajtur si qëndër-mbrojtës.
Lúcio (2013) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Lucimar Ferreira da Silva | ||
Datëlindja | 8 maj 1978 | ||
Vendlindja | Planaltina, Brazil | ||
Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1997 | Planaltina EC[1] | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1997 | Guará | 0 | (0) |
1997–2000 | Internacional | 49 | (5) |
2001–2004 | Bayer Leverkusen | 92 | (15) |
2003 | Bayer Leverkusen II | 1 | (0) |
2004–2009 | Bayern München | 144 | (7) |
2009–2012 | Internazionale | 96 | (3) |
2012 | Juventus | 1 | (0) |
2013 | São Paulo | 10 | (1) |
2014–2015 | Palmeiras | 25 | (2) |
2015–2016 | FC Goa | 19 | (0) |
2018 | Gama | 0 | (0) |
2018–2019 | Brasiliense | 17 | (1) |
Gjithsej | 454 | (34) | |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2000–2011 | Brazil | 105 | (4) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16 maj 2013 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 maj 2013 |
Lúcio nisi karrierën e tij si profesionist te Internacional në vitin 1997. Pas tre sezoneve në Brazil, ai kaloi te Bayer Leverkusen, ku në sezonin 2001–02 luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit; ai shënoi në finale, por ekipi i tij u mposht 2–1. Në vitin 2004, ai mbërriti te Bayern München, duke fituar tre kupa dhe tre kampionate. Në përfundim të sezonit 2008–09, trajneri Louis van Gaal i komunikoi se nuk kishte më vënd për të në ekip, duke bërë që Lúcio të firmoste me Interin në Serie A. Ai ishte protagonist në sezonin e parë në Itali, duke ndihmuar klubin të arrinte një tripletë historike; ai ndihmoi Interin të fitonte Ligën e Kampioneve për herë të parë pas 45 vitesh, duke mposhtur në finale ish klubin e tij Bayern.
Në verën e vitit 2012, Lúcio firmosi me klubin rival të zikaltërve, Juventus. Qëndrimi i tij me klubin torinez zgjati disa muaj. Në janar 2013, ai u rikthye në vendlindje duke firmosur me São Paulon. Në vitin 2014, ai u transferua te Palmeiras, kurse një vit më pas luajti me FC Goa në Indi. Lúcio u tërhoq nga futbolli në janar 2020 pas dy përvojave të shkurtra te Gama dhe Brasiliense.[2]
Lúcio debutoi me kombëtaren braziliane në vitin 2000 dhe dy vite më pas ishte titullar në ekipin që fitoi Kupën e Botës 2002. Tre vite më pas, ai fitoi edhe Kupën e Konfederatave, një sukses të cilin e përsëriti në vitin 2009, duke shënuar gol në finalen e luajtur kundër Shteteve të Bashkuara. Pas tërheqjes së Kakás, ai ishte lojtari i vetëm aktiv nga ekipi fitues i Kupës së Botës 2002. Gjithsej, Lúcio luajti 105 ndeshje me Brazilin dhe shënoi pesë gola. Ai gjithashtu ishte kapiten në periudhën 2006–11.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.