Kundisa
komunë italian / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kundisa (Italisht: Contessa Entellina) është një bashki me 2.056 banorë në Krahinën e Palermos të Sicilisë në Itali, e cila është e banuar me arbëreshë.
Fakte të shpejta Contessa Entellina, Popullsia ...
Kundisa
Contessa Entellina | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.981 |
Emri i banorëve | kundisiotë |
{{{postal_code_type}}} | 90030 |
Faqja zyrtare | www.comunedicontessaentellina.it |
Mbylle
Eshtë një bashki malore te Lugina e lumit Beliçe, 571 metra mbi nivelin e detit, e cila është larg rreth 80km nga Palerma dhe rreth 40km nga Shaka.
Së bashku me Horën e Arbëreshëvet dhe Sëndahstinën, është ndër bashkësitë etnike shqiptare në Sicili, ku ende ruhen arbërishtja, riti bizantin, veshjet tradicionale, zakonet dhe traditat e lashta arbërore.
Në Kundisa kanë lindur njerëz të shquar si Papa Nikolla Keta, At Lorenzo Tardo dhe Papa Matei Shembra.