![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/60/Hyjnesha_n%25C3%25AB_fron_2.jpg/640px-Hyjnesha_n%25C3%25AB_fron_2.jpg&w=640&q=50)
Kultura në Prishtinë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, është qendra kulturore dhe artistike e zhvillimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë. Departamenti i çështjeve kulturore është vetëm një nga segmentet që i organizon ngjarjet kulturore, të cilat e bëjnë të Prishtinën, një nga qytetet me tradita më të theksuar kulturore e artistike. Biblioteka "Hivzi Sylejmani" është themeluar 70 vjet më parë dhe kjo është një nga bibliotekat më të mëdha në lidhje me numrin e librave në inventarin e saj, gati 100.000. Të gjitha këto libra janë në shërbim për lexuesit e regjistruar në bibliotekë.[1] "Mbretëresha e Dardanisë" ose Hyjnesha në Fron është një artefakt që u gjet gjatë disa gërmime në vitin 1955[2] në fushën e Ulpianës,[3] një periferi e Prishtinës. Ajo daton që nga viti 3500 para erës sonë në Epokën Neolitike dhe është bërë nga balta.[4] Në Prishtinë është edhe "Hamami i Qytetit" dhe shtëpia e Emin Gjikës e cila është transformuar në Muzeun Etnografik. gjithashtu ka arkivin e vet komunal cila është themeluar në vitin 1950 dhe mban të gjitha të dhënat e qytet, komunës dhe rajonit.[1]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/60/Hyjnesha_n%C3%AB_fron_2.jpg/640px-Hyjnesha_n%C3%AB_fron_2.jpg)