Kulla e Sahatit, Tiranë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840 nga Haxhi Etëhem bej Mollaj së bashku me Xhaminë e Et'hem Beut.[1]
Fakte të shpejta Lloji, Vendndodhja ...
Kulla e Sahatit (Tiranë) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Tiranë, Shqipëri |
Koordinatat | 19.819647°N 41.327717°E / 19.819647; 41.327717 |
Ndërtuar | në shekullin XIX midis viteve 1822-1840 |
Organi drejtues | DRKK Tirane |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 609 (24.05.1948.) |
Nr. i referencës | TR088 |
Tipologjia | Vendstrehim |
Mbylle
Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948[1]. Ka 90 shkallë në formë spiraleje. Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit. Fillimisht kishte një kambanë të sjellë nga Venediku e cila binte për çdo orë. Kupola e vendosur në majë i jep asaj një arkitekturë të tipit San Marko.