![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f3/Old_Kukes_Bridge.jpg/640px-Old_Kukes_Bridge.jpg&w=640&q=50)
Kukësi
qytet në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrirë në koordinatat 42,09° V, 20,43° L. Është qendra e Qarkut Kukës. Shtrihet në rrëzë të Malit të Gjallicës dhe në breg të Liqenit të Fierzës, në Rrafshin e Lumës. Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Kukësi | |
---|---|
Popullsia | 16,765 [1] |
{{{postal_code_type}}} | 8501-8503 |
Faqja zyrtare | Bashkia e Kukësit |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f3/Old_Kukes_Bridge.jpg/320px-Old_Kukes_Bridge.jpg)
Në vitin 2000 Kukësi kandidoi për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova, të dëbuar nga ushtria serbe, paraushtarakët serbë dhe serbët e armatosur në Kosovë. Në vitin 2010 banorët e Kukësit u shpallën nga USAID si më të lumturit e Shqipërisë.
Megjithëse zona e Kukësit është një vendbanim i hershëm historik, siç dëshmohet prej varreve ilire të zbuluara në fshatin Kënetë, Kukësi ose Kukësi i Ri është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri.Qyteti i Kukësit më përpara është quajtur Kuk. Me kalimin e kohës ka marrë emrin aktual. Kukësi ne kohën e Perandorisë Osmane kishte si përgjegjës Bislim Elezin(nga fisi i madh Elez). Kur ai vdiq ne 4 anët e Satmbollit është dhëne njoftimi se kish vdekur Bislim Pashë Krojani. Kukësi është pjesë e Lumës. E cila fillon ne Vlashën të Prizerenit dhe mbaron ne Veleshnicë. Të parët që ranë ne Kukës ishin goranët, spiunat edhe komunistat. Emri që s'do të harrohet kurë ne historin Kuksiane është Raif Elezi antikomunisti më i madh. Historia Kuksine nuk mbaron kurrë.