From Wikipedia, the free encyclopedia
Kujtim Gjoni (Gjonaj) është Skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.
Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).
Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit "Thirrja" që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, "Bota Shqiptare", ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin "Enciklopedi që ecën më këmbë", Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.
Cmimi i pare per ciklin me tregime "Ne emer te jetes" Konkur letrar i gazetes "Studenti" 1967
Cmimi i trete per vellimin me tregime "Femijte tane" ne konkursin kombetar per letersine. 1971
Cmimi i pare per reportazhin "Metalurget" konkurs i gazetes "Puna" 1980
Cmimi i dyte per skenarin e filmit dok "Kryengritjet e Medha." konkurs kombetar 1982
Vleresohet si dokumentari me i mire "Me e Madhja Dashuri " 1986
Kupa e Festivalit te Tete te filmit dok. me filmin "Keshtjella e kengeve" 1990
Cmimi i spekatorit per filmin "Keshtjella e Kengeve " 1990
Cmim special ne Festivalin e peste te filmit ne Palermo me filmin "Shembja e idhujve " 1998
Cmimi i Akademise Kult per filmin " Enderra e Camerise" 2011
Vleresime
1979 Medalja "Naim Frasheri"
1987 Urdheri "Naim Frasheri" klasi I
2002 Urdheri "Naim Frasheri" I Arte
2012 Titulli "Mjeshter i Madh"
2016 Titulli "Mirenjohje e Mallakastres"
2016 Titulli "Qytetar Nderi i Tepelenes"
2016 Titulli "Mirenjohje e Camerise"
2016 Vlersim "Mirenjohje e Q.K te.Kinematografise
2017 Titulli "Regjisor i shquar" nga Instituti "Media dhe imazhi'
2018 Titulli "Personalitet i shquar" i shoqates "Shqiperia"
2018 Titulli "Mirenjohje" nga Shoqata kulturore e shqiptareve te Rumanise per filmin "Josif Bageri"
2019 Titulli "Mirenjohje " nga Bashkia Kucove
2019 Titulli" "Personalitet i shquar" i Shoqates Atdhetare "Laberia" Nder i Kombit"
2019 Titulli "Artist i shquar" nga shoqata kulturore "Pegaso"
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.