Konfuci
From Wikipedia, the free encyclopedia
Konfuci (nga e folura Pin-jin Kŏng Zĭ ose Kong Fuci ; nga e folura Uade-gjile K´ung-cu ose K'ung-fu-cu, fjalë për fjalë "Mjështër Kong", emri origjinal K´ung Q´iu, emri letrar Qung-ni), ishte një mendimtar, mësues, politikan teorik dhe filozof kinez më i famshëm, themelues i Konfucianizmit. Jetoi rreth vitit 551 p.e.s. deri në vitin 479 p.e.s..
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/2/2d/Confucius_02.png)
Mësimet e tija kanë ndikuar shumë thellë ne jetën dhe mendimin Aziatik Lindor. Filozofia e tij thekson moralitetin vetjak dhe qeveritar, përpikërinë e marrëdhënieve shoqërore, drejtësinë dhe çiltërsinë. Këto vlera fituan njohje në Kinë mbi doktrinat e tjera si Legalizimi ose Daoizmi gjatë Dinastisë Han. Përdorën që atëherë si një drejtësi perandorake, mendimet e Konfucit janë zhvilluar në një sistem të mendimit filozofik të njohur si Konfucianizem. Ato u futën në Evropë nga jezuiti Matteo Ricci në shekullin e 18-të, që ishte i pari që latinizoi emrin "Confuzius". Mësimet e tija janë të njohura më parë nëpërmjet Analekteve, një mbledhje e vogël e diskutimeve të tija me nxënësit e tij, te përpiluara pas vdekjes.