Konferenca e Ballkanit Perëndimor
From Wikipedia, the free encyclopedia
Konferenca e Ballkanit Perëndimor (anglisht: Western Balkan Conference) është një konferencë ndërkombëtare që mbahet çdo vit që nga viti 2013. Në zonën e Ballkanit Perëndimor bëjnë pjesë shtetet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ajo paraqet një rëndësi të veçantë për politikën e zgjerimit të BE-së, pasi në të ftohen krerët e shteteve dhe qeverive, ministrat e jashtëm dhe të ekonomisë së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, pastaj të vendit mikpritës përkatës dhe përfaqësues të BE-së.
Në vitin 2003, ishte një Samit i Ballkanit Perëndimor në Porto Carras në Greqi, i cili përfundoi me Premtimin e Selanikut për "mbështetje të pakushtëzuar të Ballkanit Perëndimor në orientimin e tyre evropian" (vorbehaltlosen Unterstützung der westlichen Balkanstaaten in ihrer europäischen Ausrichtung).