Komunikimet satelitore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Komunikimet satelitore në telekomunikime paraqesin përdorimin e satelitëve artificial për të ofruar linja komunikimi ndërmjet pjesëve të ndryshme në Tokë. Sateliti për komunikim është një satelit artificial i tokës i cili merr një sinjal komunikimi nga një stacion transmetues në tokë,e amplifikon dhe mundësisht e proceson, pastaj transmeton atë prapë në tokë të cilën e pranon një ose më shumë stacione në tokë. Industria e komunikimeve komerciale satelitore i ka fillimet në mesin e viteve 1960 dhe në më pak se 50 vite ka përparuar nga një teknologji alternative, në një teknologji kryesore të transmetimit.