Kometa
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kometet ose yjet me bisht. Këta trupa qiellorë kanë pamjen e një bërthame me bisht të ndritshëm shumë të gjatë. Kometet janë copa të stërmëdha akulli të papastër, të përziera me pluhura dhe mbeturina gurësh. Shumica e tyre i afrohen Diellit vetëm për periudha të shkurtra kohe. Kur një kometë i afrohet diellit, rrezet e diellit e ngrohin dhe ajo fillon të shkrijë. Ndërsa shkrin, ajo lëshon gazet dhe pluhurat e mbërthyera në akull. Ato mbeten pas kometës dhe krijojnë një bisht të gjatë i quajtur bishti i kometës , me gjatësi nga 10 deri në 900 milionë km.Kometat kanë tre pjesë kryesore: koka, trupi dhe bishti. Ajo është asteroid i cili gjatë lëvizjes dhe shpejtësisë krijohen shkëndija që neve na duken si Yje me bisht. Kometa me e njohur është kometa e Halleit që i afrohet tokës dhe bëhet e dukshme cdo 76 vjet .Herën e fundit ajo është parë në vitin 1985.