ekipi kombëtar i futbollit i meshkujve që përfaqëson Gjermaninë From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombëtarja gjermane e futbollit (Gjermanisht: Die deutsche Fußballnationalmannschaft) është kombëtarja e burrave që përfaqson Gjermaninë në kompedicionet ndërkombëtare që nga viti 1908.[2] Organi qeveritar i saj, Federata Gjermane e Futbollit (Deutscher Fußball-Bund), u themelua në vitin 1900.[6][7] Që nga ajo kohë DFB-ja u riinaugurua në vitin 1949 dhe përfaqsonte Federatën Republikane të Gjermanisë. Nën drejtimin e aleancës pushtim dhe ndarje, dy kombëtaret e tjera të ndarje ishin gjithashtu të njohura nga FIFA: kombëtarja saarlandase përfaqsonte Saarlandën (1950–1956) dhe kombëtarja gjermano-lindore përfaqsonte Republikën Demokratike Gjermane. Të dy janë absonuar me rekordet e tyre[8][9] nga kombëtarja aktuale e futbollit. Emri zyrtar dhe kodi "Gjermani FR (FRG)" u shkurtua duke u bërë "Gjermani (GER)" pas ribashkimit në vitin 1990.
Shoqata | Deutscher Fußball-Bund (DFB) | ||
---|---|---|---|
Konfederata | UEFA (Evropë) | ||
Trajneri | Joachim Löw | ||
Kapiteni | Manuel Neuer | ||
Më shumë ndeshje | Lothar Matthäus (150) | ||
Më shumë gola | Miroslav Klose 71 | ||
Kodi I FIFAs | GER | ||
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
Aktual | 11 2 (14 qershor 2019) | ||
Më i lartë | 1[1] (dhjetor 1992 – gusht 1993, dhjetor 1993 – mars 1994, qershor 1994, korrik 2014 – qershor 2015, korrik 2017, shtator 2017 – qershor 2018) | ||
Më i ulët | 22[1] (March 2006) | ||
E para ndërkombëtare | |||
Zvicra 5–3 Gjermania (Basel, Zvicër; 5 prill 1908)[2] | |||
Fitorja më e madhe | |||
Gjermania 16–0 Perandoria Ruse (Stokholm, Suedi; 1 korrik 1912)[3] | |||
Humbja më e madhe | |||
Anglia Amatorët 9–0 Gjermania (Oxford, Angli; 13 mars 1909)[4][5] | |||
Kupa e Botës | |||
Paraqitjet | 19 (E para 1934) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1954, 1974, 1990, 2014) | ||
Kampionati Evropian | |||
Paraqitjet | 12 (E para në 1972) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1972, 1980, 1996) | ||
FIFA Kupa e Konfederatave | |||
Paraqitjet | 3 (E para në 1999) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (2017) |
Gjermania është një nga skuadrat më të suksesshme në kompedicionet ndërkombëtare, duke fituar gjithsej katër Kupa Bote (1954, 1974, 1990, 2014) dhe tre Kampionate Europiane (1972, 1980, 1996).[6] Ata gjithashtu kanë qënë tre herë finalist në Kampionatin Europian, katër herë në Kupën e Botës, dhe gjithashtu kanë fituar edhe katër vende të tjera të treta.[6] Gjermania Lindore fitoi medaljen e artë Olimpike në vitin 1976.[10] Gjermania është i vetmi vend që ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren e burrave dhe të grave. Në fund të Kupës së Botës 2014, Gjermania mori renditjen më të madhe të Elo-s nga çdo kombëtare tjetër në histori me plot 2200 pikë.[11] Gjermania është gjithashtu kombëtarja e vetme europiane që e ka fituar Kupën e Botës në Amerikën e Jugut. Trajneri aktual i kombëtares është Joachim Löw.
Nga viti 1899 e deri në vitin 1901, periudhë në të cilën kombëtarja gjermane nuk ekzistone ende, u mbajtën pesë ndeshje miqësore jozyrtare ndërmjet skuadrava të përzgjedhura të Gjermanisë dhe Anglisë, ku të gjitha ndeshjet u mbyllën me disfata të rënda për gjermanët. Tetë vite pas themelimit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Gjermania luajti ndeshjen e saj të parë zyrtare më 5 prill 1908[12] kundër Zvicrës në Bazel, që u mbyll me fitoren e zviceranëve 5–3.[2] Rastësisht, ndeshja e parë pas Luftës së Parë Botërore, ndeshja e parë pas Luftës së Dytë Botërore kur Gjermania ishte e përjashtuar nga shumica e aktiviteteve ndërkombëtare, dhe ndeshja e parë pas bashkimit me Gjermaninë Lindore në vitin 1990, u luajtën kundër Zvicrës gjithashtu. Madje edhe trofeu i parë i Gjermanisë u fitua në Zvicër.
Në atë kohë lojtarët zgjidheshin nga DFB-ja, me trajnerin që nuk kishte të drejtë zgjedhejeje. Trajneri i parë i kombëtares gjermane ishte Otto Nerz, një mësues shkolle nga Mannheim, i cili shërbeu në këtë rol nga 1926 te 1936.[13] Federata Gjermane nuk mund ta përballonte fluturimin për në Uruguaji për Kupën e parë të Botës në vitin 1930, për shkak të mërzitjes së madhe, por e mbylli edicionin e vitit 1934 në vendin e tretë në paraqitjen e parë të kombëtares në këtë kompedicion. Pas një shfaqjeje të dobët në Lojërat Olimpike 1936 në Berlin, Sepp Herberger u bë trajneri i ri i kombëtares. Në vitin 1937 ai krijoi një skuadër që më vonë mori pseudonimin "Breslau Elf" (Njëmbëdhjetshja Breslau) për shkak të fitores 8–0 kundër Danimarkës në qytetin gjerman Breslau, Lower Silesia (tani Wrocław e Polonisë).[14][15]
Pasi Austria u bë pjesë e Gjermanisë pas Anschluss (bashkimit) të marsit 1938, kombëtarja e atij vendi – një nga kombëtaret më të mira Europiane për shkak të profesionalizmit – u shpërbë pavarësisht se e kishte siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 1938. Siç u kërkua nga politikanët nazistë, pesë ose gjashtë ish lojtarë austriak, nga klubet Rapid Vienna, Austria Vienna, First Vienna FC, u urdhëruar për t'ju bashkuar kombëtares gjermane për shkak të një shfaqeje të orkestuar për të treguar bashkimin. Në Kupën e Botës 1938 që filloi më 4 qershor, kjo kombëtare "e bashkuar" nuk shkoi më shumë se një barazim 1–1 kundër Zvicrës, duke humbur ndeshjen e dytë me rezultatin 4–2 në Paris të Francës. Ky eleminim që në fillim është paraqitja më negative në historinë e Gjermanisë në një Kupë Bote (duke hequr edicionet 1930 dhe 1950 ku Gjermania nuk mori pjesë).
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur kombëtarja ishte e pezulluar, skuadra luajti rreth 30 ndeshje ndërkombëtare nga shtatori 1939 e deri në nëntor 1942, pasi shumica e lojtarëve u detyruan t'i bashkoheshin ushtrisë. Shumë lojtarë të tjerë u mblodhën në drejtimin e trajnerit Herberger si Rote Jäger nëpërmjet përpjekjeve të një oficeri simpatik të forcave ajrore duke u përpjekur për të mbrojtur futbollistët nga shërbimi më i rrezikshme i kohës së luftës.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte përjashtuar nga kompedicionet e sporteve deri rreth vitit 1950. DFB-ja nuk ishte një anëtare e plotë e FIFA-s, dhe asnjë nga tre shtetet gjermane Gjermania Perëndimore, Gjermania Lindore dhe Saarlanda – nuk u bashkuan në kualifikueset e Kupës së Botës 1950.
Republika Federale e Gjermanisë, e cila i referohej Gjermanisë Perëndimore, vazhdoi DFB-në. Me njohjen nga FIFA dhe UEFA, DFB-ja u ruajt dhe vazhdoi rekordin e saj të pasluftës. Zvicra ishte sërisht skuadra e parë që luajti kundër Gjermanisë Perëndimore në vitin 1950.[16] Gjermania Perëndimore u kualifikua për në Kupën e Botës 1954.
Saarlanda, e cila ishte nën kontrollin francez nga viti 1947 e deri në vitin 1956, nuk u bashkua me organizatat franceze, dhe u ndalua të merrte pjesë në ato gjermane. Saarlanda dërgoi skuadrën e vetë në Lojërat Olimpike 1952 dhe kualifikueset e Kupës së Botës 1954. Në vitin 1957, Saarlanda u pranua në Republikën Federale të Gjermanisë.
Në vitin 1949, u themelua Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore). Në vitin 1952, Deutscher Fußball-Verband der DDR u themelua dhe poashtu edhe kombëtarja gjermano-lindore. Ajo ishte kombëtarja e vetme që mposhti fituesit e Kupës së Botës 1974 Gjermaninë Perëndimore në përballjen e vetme midis dy skuadrave. Gjermania Lindore fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 1976. Pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, kompedicionet lindore të futbollit u riintegruan te DFB-ja.
Gjermania Perëndimore, me kapiten Fritz Walter, takoi në Kupën e Botës 1954 Turqinë, Jugosllavinë dhe Austrinë. Gjatë kohë që po luanin me favoritët e Hungarisë, Gjermania humbi 3–8. Gjermania Perëndimore u përball sërisht me skuadrën e artë të Hungarisë në finale. Hungaria ishte e pamposhtur për 32 ndeshje rresht. Në një mërzitje të madhe, Gjermania Perëndimore fitoi 3–2, me Helmut Rahnin që shënoi golin e fitores.[17] Suksesi u quajt "Mrekullia e Bernit" (Das Wunder von Bern).[18]
Pasi përfundoi në vendin e katërt në Kupën e Botës 1958 dhe pasi arriti vetëm çerek-finalet në Kupën e Botës 1962, DFB-ja bëri ndryshime. Profesionalizmi u përfshi, dhe klubet më të mira nga Regionalligat e ndryshme u përfshinë në Bundesligën e re. Në vitin 1964, Helmut Schön u bë trajneri i ri i kombëtares, duke zëvëndësuar Herbergerin i cili kishte 28 vite në shërbim.
Në Kupën e Botës 1966, Gjermania Perëndimore arriti në finale pasi mposhti Bashkimin Sovjetik në gjysmë-finale, duke gjetur vendin organizator Anglinë. Në kohën shtesë të ndeshjes, Geoff Hurst shënoi një nga golat më të diskutueshëm në historinë e Kupës së Botës; gjygjtari anësor sinjalizoi se topi e kishte kaluar vijën fatale duke e quajtur gol, pasi në fillim topi kishte goditur shtyllën, me përsëritjet që treguan që topi nuk e kishte kaluar tërësisht vijën fatale. Hurst më pas shënoi edhe një gol tjetër duke i dhënë Anglisë fitoren 4–2.[19][20]
Gjermania Perëndimore eleminoi Anglinë 3–2 në çerek-finalet e Kupën e Botës 1970, përpara se të pësonte një humbje 4–3 në kohën shtesë të gjysmë-finales kundër Italisë. Kjo ndeshje me pesë gola në kohën shtesë është ndeshja më dramatike në historinë e Kupës së Botës, duke u quajtur edhe Ndeshja e Shekullit në Itali dhe Gjermani.[21][22] Gjermania fitoi vendin e tretë duke mposhtur Uruguajin 1–0. Gerd Müller e mbylli turnamentin si golashënuesi më i mirë i saj me 10 gola.
Në vitin 1971, Franz Beckenbauer u bë kapiteni i ri i kombëtares, duke udhëhequr Gjermaninë Perëndimore në triumfin në Kampionatin Europian të Euro 1972, duke mposhtur Bashkimin Sovjetik 3–0 në finale.[23][24]
Si vendi organizator i Kupës së Botës 1974, ata fituan Kupën e tyre të dytë të Botës, duke mposhtur Hollandën 2–1 në finalen e Mynihut.[25] Dy ndeshje në Kupën e Botës 1974 nuk u luajtë nga Gjermania Perëndimore. Grupi i parë pa një ndryshim politik me Gjermaninë Perëndimore që luajti një ndeshje kundër Gjermanisë Lindore. Gjermano-lindorët fituan 1–0.[26] Gjermania Perëndimore avancoi në finale kundër Hollandës së udhëhequr nga Johan Cruijff dhe stilit të tyre "Total Football". Hollandezët morën avantazhin falë një penalltie. Megjithatë, Gjermania Perëndimore barazoi rezultatin me një penallti nga Paul Breitner, dhe e fitoi atë falë golit të Gerd Müllerit.[27][28]
Gjermania hyri në fushatën kualifikuese të Euro 2008 me Joachim Löw si trajner të parë pas dorëheqjes së Klinsmann.[29] Në finalet e turnamentit, Gjermania fitoi dy nga tre ndeshjet në fazën e grupeve, duke u kualifikuar për në fazën me eliminim direkt.[30] Ata më pas mposhtën Portugalinë 3–2 në çerek-finale,[31] Turqinë me të njëjtin rezultat në gjysëm-finale para se të humbisnin finalen 1–0 nga Spanja.[32][33]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.