Projekti për kolonizimin e Shqipërisë nga italianët gjatë Luftës së dytë botërore From Wikipedia, the free encyclopedia
Kolonistët italianë në Shqipëri ishin italianët që pas pushtimit italian të Mbretërisë së Shqipërisë në 1939, u transferuan në mënyrë që të "italianizonin" Shqipërinë. Disa mbërritën këtu që pas Luftës së Parë Botërore. Marrëveshja e kolonizimit të Shqipërisë u aprovua nga kryeministri kukull fashist Shefqet Vërlaci. Në total u vensoën rreth 11,000 kolonë në vitin 1939 dhe 22.000 punëtorë italianë. Pas rënies së Italisë në Luftën e dytë botërore ata u rikthyen në Itali. Ata pak që mbetën nën regjimin komunist të Enver Hoxhës u larguan (me pasardhësit e tyre) në Itali në vitin 1992 dhe sot përfaqësohen nga shoqata "ANCIFRA". Momenti i largimit të italianëve nga Shqipëria është subjekt i romanit Qyteti i fundit nga Petro Marko i shkruar në vitin 1960.
Shqipëria që nga periudha e Rilindjes kishte pasur rëndësi strategjike për Italinë, kur Republika e Venedikut kontrollonte disa zona të bregdetit shqiptar (të quajtura Shqipëria veneciane). Përveç kësaj, në Italinë jugore ndodheshin komunitete të mëdha shqip folëse, të cilat u vendosën atje pas pushtimit osman të Shqipërisë gjatë epokës së Skënderbeut, të cilët e përkrahnin një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Italisë.
Në fund të shekullit XIX, strategët e marinës italiane shënjestruan portin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit në hyrje të Gjirit të Vlorës. Porti do ti jepte Italisë kontrollin në hyrje të detit Adriatik.[1] Gjithashtu, Shqipëria do të mund ti ofronte Italisë një pozitë të favorshme në Ballkan. Para Luftës së Parë Botërore, Italia dhe Austro-Hungaria luajtën një rol themelor në krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Në shpërthimin e luftës në vitin 1915, Italia shfrytëzoi mundësinë për të pushtuar gjysmën jugore të Shqipërisë, për të parandaluar austro-hungarezët nga pushtimi i kësaj zone. Ky sukses i italianëve nuk zgjati shumë, pasi menjëherë pas luftës Italia pati problemeve të brendshme, rezistenca shqiptare që kundërshtonte pushtimin dhe presioni nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Woodrow Wilson, bëri që Italia të detyrohej të tërhiqej në vitin 1920.[2] Megjitahtë Italia mbajti ishullin e Sazanit, përballë Vlorës.
Kur Benito Musolini mori pushtetin në Itali, ai iu rikthye interesit në lidhje me Shqipërinë. Italia filloi depërtimin në ekonominë e Shqipërisë në vitin 1925, kur Shqipëria ra dakord për ta lejuar atë të shfrytëzojë burimet e saj minerale.[3] Kjo u pasua nga Traktati i Parë të Tiranës në vitin 1926 dhe Traktatit të Dytë i Tiranës në vitin 1927, sipas të cilit Italia dhe Shqipëria hynë në një aleanca mbrojtëse ushtarake..[3] Kreditë italiane subvencionuan qeverinë dhe ekonominë shqiptare. Gjithashtu instruktorë të ushtrisë italiane erdhën për të trajnuar ushtrinë shqiptare. Ideja e ngulimeve të kolonëve italianë u inkurajua dhe si pasojë 300 kolonët e parë u vendosën në Shqipëri.[4]
Pavarësisht këtij ndikimi të fortë italian, Mbreti Zog i Shqipërisë, refuzoi ti dorëzohej krejtësisht ndaj presionit italian.[5] Në vitin 1931, ai haptazi refuzoi të rinovojë Paktin e Tiranës të viti 1926 .
Italia fashiste gjatë viteve 1930 e rriti presionin mbi Shqipërinë dhe më 7 prill 1939, pesë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, e pushtoi Shqipërinë ,[6]. Më 9 prill 1939 familja mbretërore e braktisi Shqipërinë dhe u arratis në Greqi [7], ndërsa shqiptarët të organizuar vullnetarisht arritën të rezistojnë për pak kohë. Me thyerjen e rezistencës Shqipëria ra nën varësinë italiane. Vendi ballkanik u bë pjesë e perandorisë italiane dhe u kthye në një protektorat italian, i ngjashëm me protektorat gjermane të Bohemisë dhe Moravisë, për faktin se Shqipëria mbetej një territor autonom i Italisë i projektuar për tu kolonizuar dhe italianizuar në mënyrë përfundimtare.
Froni shqiptar u pretendua nga Viktor Emanueli III, mbret i Italisë,[7] i cili ishte udhëheqësi zyrtar i Shqipërisë deri në abdikimin e tij më 25 korrik 1943. Qeveria kryesohen nga qeveritarë italianë dhe nga një qeverisje civile shqiptare.[7]
Nga prilli i vitit 1939, marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë, doganat, si dhe burimet natyrore u vunë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Italisë. Të gjitha burimet e naftës në Shqipëri i kaluan kompanisë Agip, kompania shtetërore e naftës në Itali.[8]
Partia Fashiste Shqiptare (parti kukull) u bë partia udhëheqëse e vendit dhe fashistët shqiptarë, si kryeministri kukull Shefqet Vërlaci, i lejuan qytetarët italianë të vendosen në Shqipëri, të kenë tokën e tyre në mënyrë që gradualisht ta transformonin atë në tokë italiane. Vërlaci ([nevojitet citimi]) miratoi bashkimin e mundshëm administrativ të Shqipërisë dhe Italisë, sepse ai donte mbështetjen italiane për bashkimin e Kosovës, Çamërisë dhe territoreve të tjera "irredentiste shqiptare", krijimin i Shqipërisë së Madhe.
Qytetarët italianë u vendosen në Shqipëri, u lejuan të kenë tokën e tyre në mënyrë që gradualisht ta transformonin atë në tokë italiane.[9] [nevojitet citimi]. Por në nëntor 1941 ata filluan të përballen me manifestime që e kundërshtonin ngulimin e italianëve dhe me rezistencë të shqiptarëve, të organizuar kryesisht nga Partia Komuniste e Enver Hoxhës.[10]
Italianët e parë që kolonizuan Shqipërinë ishin familje peshkatarësh nga Pulia, të cilët në vitin 1918, u transferuan në ishullin e Sazanit, përballë Vlorës. Ishulli, nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në 1947 ishte zyrtarisht pjesë e Italisë.
Në vitin 1926, qeveria italiane, në marrëveshje me autoritetet shqiptare, dërgoi 300 kolonistë italiane në Kamëz, për të promovuar zhvillimin bujqësor.[11]
Shumica e italianëve ishin fermerë nga komunitetet arbëreshe në Italinë jugore. Ata fillimisht patën sukses dhe krijuan kompaninë Ente industria agraria albanese dhe një shkollë bujqësore, por regjimi i Mbretit Zog i dëboi në vitin 1931, nga frika e zgjerimit të ndikimit italian në shoqërinë dhe politikën shqiptare.
Pas pushtimit të Shqipërisë në prill 1939, Musolini dërgoi afro 11,000 kolonë italiane në Shqipëri. Shumica e tyre ishin nga rajoni i Venetos dhe Sicilisë. Ata u vendosën kryesisht në zonat e Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Porto Palermo, Elbasanit dhe Sarandës. Ata ishin kolonët e parë e një grupi të madh të italianëve që do të transferoheshin në Shqipëri.[12]
Në prill 1940, përveç kolonëve në Shqipëri u vendosën 22.000 punëtorë italianë, për të ndërtuar rrugët, hekurudhat dhe infrastrukturën.[13]
Shumica e kolonëve të vitit 1939 ishin të regjistruar në të ashtuquajturën Milicia shqiptare. Kjo ishte një organizatë fashiste paramilitare shqiptare, pjesë e Këmishëzinjve. Më vonë edhe shqiptarët u rekrutuan në këtë grup. Selia e organizatës ishte në Tiranë dhe përbëhej nga katër legjione në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër. Milicia shqiptare u shpërbë në vitin 1943, pas rënies së Italisë në Luftën e Dytë Botërore.[14]
Asnjë kolon italian nuk qëndroi në Shqipëri. Ata pak që mbetën nën regjimin komunist të Enver Hoxhës u larguan (me pasardhësit e tyre) në Itali në vitin 1992,[15] dhe sot përfaqësohen nga shoqata "ANCIFRA".[16]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.