![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b6/Flag_of_Albania_%25281939-1943%253B_crowned%2529.svg/langsq-640px-Flag_of_Albania_%25281939-1943%253B_crowned%2529.svg.png&w=640&q=50)
Kolonitë italiane në Shqipëri
Projekti për kolonizimin e Shqipërisë nga italianët gjatë Luftës së dytë botërore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kolonistët italianë në Shqipëri ishin italianët që pas pushtimit italian të Mbretërisë së Shqipërisë në 1939, u transferuan në mënyrë që të "italianizonin" Shqipërinë. Disa mbërritën këtu që pas Luftës së Parë Botërore. Marrëveshja e kolonizimit të Shqipërisë u aprovua nga kryeministri kukull fashist Shefqet Vërlaci. Në total u vensoën rreth 11,000 kolonë në vitin 1939 dhe 22.000 punëtorë italianë. Pas rënies së Italisë në Luftën e dytë botërore ata u rikthyen në Itali. Ata pak që mbetën nën regjimin komunist të Enver Hoxhës u larguan (me pasardhësit e tyre) në Itali në vitin 1992 dhe sot përfaqësohen nga shoqata "ANCIFRA". Momenti i largimit të italianëve nga Shqipëria është subjekt i romanit Qyteti i fundit nga Petro Marko i shkruar në vitin 1960.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b6/Flag_of_Albania_%281939-1943%3B_crowned%29.svg/320px-Flag_of_Albania_%281939-1943%3B_crowned%29.svg.png)