Klosi
fshat në Shqipëri / From Wikipedia, the free encyclopedia
41.2958°N 20.0540°E / 41.2958; 20.0540
Klosi është një qytet në Shqipëri, qendër i Bashkisë Klos. Pranë qytetit të Klosit kalon lumi i Matit. Klosi ndodhet afer Burrelit.Qyteti Klosit numëron një popullsi prej 20,281 banorësh.
Zona Gjeografike: Klosi kufizohet në veri me bashkinë e Matit, në perëndim me bashkinë e Krujës, në jug-perëndim me bashkinë Tiranë, në jug-lindje me bashkinë Bulqizë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Klosit. Një pjesë e mirë e sipërfaqes së kësaj bashkie është zonë fushore që përbëhet nga lugina e Matit me kullota që variojnë nga 240 metra në 600 metra mbi nivelin e detit. Klosi është dhe mbetet një nyje që lidh Dibrën me Tiranën. Lëvizjet demografike të popullsisë drejt zonave urbane, karakteristike për rajonin e Dibrës, vihen re dhe në Klos.