![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1d/S%25C3%25A2rbi_Josani.jpg/640px-S%25C3%25A2rbi_Josani.jpg&w=640&q=50)
Kishat prej druri të Maramureșit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kishat prej druri të Maramureșit në rajonin e Maramureșit në veri të Transilvanisë janë grup i më se njëqind kishave ortodokse dhe greko-katolike, të arkitekturave të ndryshme nga periudha dhe zona të ndryshme. Kishat e Maramureșit janë ndërtime të larta druri me gjatësi karakteristike, kulla të pakta të zileve në fundin perëndimor të ndërtesës. Ato janë një shprehje e veçantë e përditshme e peizazhit kulturor të kësaj zone malore të Rumanisë veriore.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1d/S%C3%A2rbi_Josani.jpg/640px-S%C3%A2rbi_Josani.jpg)
Maramureși është një nga regjionet më të mirënjohura të Rumanisë, me traditë autoktone që nga Mesjeta - por jo edhe aq të vizituara. Fshtatrat dhe kishat e tij të drurit të mirë-ruajtur, jetesa tradicionale, dhe veshja shumëngjyrëshe lokale e bëjnë Maramureșin të ngjashëm me një muze.
Në kishat e drurit të këtij regjioni që qëndrojnë aty që nga ndërtimi i tyre në shekullin e 17-të dhe 19-të. Disa u ngritën mbi vendin e kishave të vjetra. Ato ishin përgjigjje e ndalimit kundër ngritjes së gurit të kishave ortodokse nga autoritetet katolike Austro-Hungareze. Kishat janë të bëra nga shkrimet e trasha, disa janë të vogla dhe të errëta përbrenda por disa nga ato kanë masa mbresëlënëse. Ato janë të pikturuara me skena biblike të artit "naïve", kryesisht nga piktorët lokal. Vetitë më karakteristike janë kullat e larta mbi hyrje dhe çatia masive.
Tetë nga këto kisha janë të renditura nga UNESCO si vende të trashëgimisë botërore në vitin 1999, për arkitekturën e tyre religjioze dhe traditën e ndërtimit të drurit. Këto janë: Bârsana, Budești, Desești, Ieud, Plopiș, Poienile Izei, Rogoz, Șurdești.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/da/Wooden_Churches_of_Maramures.jpg/640px-Wooden_Churches_of_Maramures.jpg)