Kisha e Shën Mërisë (Elbasan)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kisha e Shën Mërisë është shpallur monument kulture në vitin 1963 nga Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës. Ajo gjendet në qytetin e Elbasanit dhe shquhet për vlerat e saj etnokulturore e arkitekturore të rralla. E ndërtuar rreth vitit 1830 nga komuniteti ortodoks, mbi themelet e një kishe më të vjetër.
Kisha e Shën Mërisë (Kala, Elbasan) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Elbasan, Shqipëri |
Koordinatat | 41.1155°N 20.080361°E / 41.1155; 20.080361 |
Ndërtuar | Gjysmës së dytë të Shek.XIII |
Organi drejtues | DRKK Elbasan |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 586 (17.03.1948) 4874 (23.09.1971) |
Nr. i referencës | EL055 |
Vendstrehim | |
Kisha e Shën Mërisë është një ndërtim me arkitekturë të stilit të vonë bizantin, ku janë përdorur gurë të gdhendur. Në brendësi të kishës gjenden katakombet, ku vendoseshin trupat e të vdekurve. Mendohet që nga katakombet ka pasur korridore të nëndheshëm, të cilët të drejtonin për në pjesën e poshtme të qytetit, jashtë në male.
Kisha e Shën Marisë renditet krah kishave të tjera ortodokse të trevës se Elbasanit që nga shek. XVII e deri në shek. XIX, që janë dhe monumente kulture si kisha e Amelit, që i përket shek. XVII, ajo e Shën Kollit në Shelcan, e ndërtuar në vitin 1554, kisha e Shën Premtes në Valësh e vitit 1554, kisha e Shën Kozmait dhe Damianoit në Stërstan e shek. XVIII, ajo e Shën Mëhillit në Shalës e shek. XVII, kisha e Shën Mërisë në Dragot e shek. XVII, kisha e Shën Kollit e shek. XVII dhe ajo e Shën Thanasit në Elbasan e vitit 1554.