From Wikipedia, the free encyclopedia
Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952 nga rusët.
Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus "Skënderbeu". Ky është i pari realizim "kolosal" i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve '70, periudhë që korrespondon uljes së numrit të filmave të importuar. Në vitet '80 Kinostudio "Shqipëria e Re" prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve '90 sjell transformimin e saj në "Albafilm" dhe në vitin 1996 edhe kjo e fundit mbyll ekzistencën e saj. "Shqipëria e Re" lë në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike. Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” kanë qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.