Kenzaburō Ōe
novelë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kenzaburō Ōe (japonisht: 大江 健三郎) lindi më 31 janar 1935 - vdiq më 3 mars 2023, në një qytezë japoneze të ngritur në ishullin Shikoku. Aty u rrit dhe ky vend do të ishte dekori kryesor i veprës së tij. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Kenzaburô largohet për në Tokjo ku i kryen studimet e gjuhës frënge dhe nga fundi i vitit 1950 publikon novelat e para por suksesin nismëtar e arrin me « Një aferë personale » më 1964. Shkruan gjithashtu romane dhe kritikë letrare. Është specialist i William Blake-ut, Malcolm Lowry-t dhe Dante Alighieri-t. Vepra e tij është posaçërisht e orientuar me angazhime politike të majta dhe me analizë psikologjike. Është gjeni i përshtatjes së origjinalitetit dhe natyralizmit. Përplot fragmente jetëshkrimore janë një shkoqitje sociologjike dhe historike me një imagjinatë të paaritshme nga shkrimtarë tjerë bashkëkohorë japonez.
![]() Kenzaburō Ōe, shkrimtar japonez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1994 | |
U lind më | 31 janar 1935 Shikoku, Japoni |
Vdiq më | 3 mars 2023 |
Kombësia | japonez |
Gjinitë letrare | novelist dhe eseist |
Më 1958 i ndahet çmimi Akutagawa, vlerësimi më i lartë japonez; më 1989 merr çmimin Europalia kurse më 1994 i ndahet Çmimi Nobel për Letërsi.